Shqipëria Postuar më 24 Mars 2025, 12:15

Turizmi dhe strukturat akomoduese/ Rama: Hotelet të paguajnë 65% të kapacitetit nëse nuk duan kontroll!

Nga Edel Strazimiri

Turizmi dhe strukturat akomoduese/ Rama: Hotelet të paguajnë 65%

Gjatë një takimi në Sarandë, me sipërmarrës të rinj të kthyer nga emigrimi, Rama tha se pas një konsulte me ekspertë vendas dhe të huaj, qeveria i ka propozuar biznesit të paguajë 65% të kapacitetit akomoduese përgjatë pikut, që përfshin periudhën maj-shtator dhe vetëm 30% në periudhën e dimrit, për t’i krijuar hapësirë edhe biznesit të mbajë dhe paguajë punonjësit.

“Duam të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe me buzëqeshje të lehtë që tregon mirëkuptim, duhet të pranoni se bëni hile me deklarimin e shtretërve. Çështja është që kjo hile na pengon të bëjmë më shumë për qytetet, sepse nuk i jepet mundësia bashkisë të mbledhë të ardhurat që i takojnë nga okupimi i shtretërve”, u shpreh Rama.

Ai shtoi gjithashtu se askush nuk mund të pretendojë se në Ksamil apo Sarandë ka shtretër bosh në korrik. Por, vijoi ai, po të shikoni deklarimet tuaja, duket se jeni në vështirësi. Kryeministri informoi se qeveria ka ulur TVSH-në për këtë sektor, enkas për ta mbështetur atë.

Kryeministri deklaroi se për të hyrë në një proces normalizimi dhe evituar inspektimet në sezon, në një konsultim me ekspertizë ndërkombëtare, është vendosur t’i jepet një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje, që për periudhën e pikut, nëse nuk duan asnjë kontroll, të paguajnë 65%.

“Është besoj shumë e ulët në raport me të vërtetën, por ne duam ta fillojmë kështu, uniform. Kush paguan nuk ka asnjë kontroll për këtë periudhë, por ka pas edhe 30% të periudhës së dimrit që bën një lloj balance për të krijuar mundësinë e mbajtjes së stafeve”, u shpreh Rama.

Të gjitha ata që pranojnë këtë marrëveshje, siguroi ai, nuk do të kenë asnjë kontroll. Kreu i qeverisë vuri në dukje se për këtë marrëveshje është bërë konsultim me operatorët, janë parë disa praktika dhe për të mos hyrë me forcë dhe krijuar shqetësime tek biznesi, por edhe për të filluar një formalizëm gradual, ky është një opsion që mund të zgjidhet.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat