Turizmi, 3302 biznese të reja në Korrik-Gusht / Regjistrohen mbi 10 mijë aplikime nga subjektet në QKB
Rritja e konsumit përgjatë sezonit veror ka bërë që të shtohen iniciativat e qytetarëve për të hapur një biznes dhe më së shumti në zonat bregdetare.
Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se vetëm në muajin Gusht janë regjistruar 1459 biznese të reja. Ndërsa në Korrik u çelën 1843 biznese të reja në të gjithë vendin, duke bërë që kulmi i sezonit të ketë në total afro 3302 subjekte të hapura rishtazi.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të disponueshme, u regjistruan 10,064 aplikime online, që edhe pse një muaj zyrtarisht pushimesh verore, duket të ketë pasur interes dhe angazhim të lartë nga sipërmarrësit sa i takon çështjeve të biznesit. Aplikimet përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh e siç janë aplikime për regjistrime fillestare, ndryshime, pezullime, aktivizime, çregjistrime.
Qendra Kombëtare e Biznesit operon në tre regjistra, secili me kritere dhe procedura specifike. Regjistri Tregtar ka regjistruar 8231 aplikime; Regjistri i Pronarëve Përfitues 721 aplikime dhe Regjistri i Lejeve dhe Licencave 1112 aplikime.
Regjistri i Leje/ Licencave dhe Autorizime ka regjistruar 157 licenca të lëshuara në muajin Gusht dhe 12 leje.
Të dhënat e QKB tregojnë një tendencë të vazhdueshme të digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për bizneset në Shqipëri.
Në kuadër të reformës së digjitalizimit, bizneset kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online nëpërmjet portalit e-albania, duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes për qytetarët.
Po ashtu, përmes ndryshimeve ligjore të ndërmarra vitin e kaluar, janë eliminuar një sërë tarifash për aplikim që paguheshin më parë nga biznesi, siç është tarifa për kryerjen e aplikimit për rezervimin e emrit si dhe është rregulluar mënyra e lëshimit të certifikatës për këtë qëllim. Po ashtu është hequr edhe tarifa për transferimin e emrit tek palët e treta, si dhe pagesa për kryerjen e aplikimit për korrigjimin e gabimeve.
Certifikata e regjistrimit i shkon subjektit elektronikisht, njëkohësisht njoftimi i arsyes së refuzimit të aplikimit, i shkon subjektit në rrugë elektronike. Është sanksionuar fakti se certifikata e regjistrimit fillestar lëshohet vetëm një herë ne momentin e miratimit te aplikimit, dhe i shkon subjektit në rrugë elektronike.
Ekstraktet lëshohen vetëm në format elektronik dhe pa pagesë nëpërmjet sportelit elektronik.

Sa dëmshpërblejnë kompanitë e sigurimit? - AMF: 2,200 më shumë dëme të paguara në janar-korrik 2025
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 4.8 miliardë lekë dëme në periudhën janar-korrik 2025, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket......

G7 diskuton masa të reja ndaj Rusisë - SHBA u kërkon aleatëve të vendosin tarifa ndaj blerësve të naftës ruse
Vendet e G7-ës po shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të reja ndaj Rusisë dhe shteteve që mbështesin luftën në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, SHBA......

Hapen dhe 4 kapituj të negociatave me BE, kryeministri Rama: Shqipëria nuk ndalet
Numri i kapitujve të hapur në rrugën e integrimit të Shqipërisë për në BE këtë të martë shkon në 28. Lajmin e ka bërë të ditur kryeminisytri Edi Rama me anë......

Pezullimi i dialogut nga SHBA, Lidhja e Bizneseve: Goditje ekonomike për Kosovën
Pas njoftimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar......

Niko Peleshi kryetar i ri i Kuvendit, 84 vota pro dhe kundër 3, opozita nuk votoi
Në senacën e pasdites Kuvendi, pas betimit të deputetëve të rinj vijoi me procedurën e votimit për kryetarin e ri. Niko Peleshi mori drejtimin e Kuvendit,......

Betohen 138 deputetët e rinj, ikin Tom Doshi e Sabina Jorgo, ja kush i zëvendëson
Në orën 17.00 deputetët janë kthyer në sallën e Kuvendit dhe kanë kryer procedurën e betimit. Në këtë seancë u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur......

SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën: Veprimet e Qeverisë Kurti rritën paqëndrueshmërinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me......

A po arrin Shqipëria limitin e përfaqësimit? Nga numri ndër vite, tek propozimi për 101 deputetë. Si krahasohemi me Europën?
Në dekadat e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rënie të qëndrueshme të popullsisë, duke shënuar një ndryshim të ndjeshëm nga 3.2 milionë banorë në vitin......