Shqipëria Postuar më 12 Dhjetor 2024, 12:14

Turistët rritën me 14% tregtinë e shërbimeve - BSH: Sektori i transportit fitoi 59 mln euro më shumë

Nga Ledina Elezi

Turistët rritën me 14% tregtinë e shërbimeve - BSH: Sektori

Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve është rritur me 14% në terma vjetorë, duke e mbyllur tremujorin e tretë me një balancë prej 1,5 miliardë eurosh. Kjo tregti i referohet shkëmbimit të shërbimeve me vendet e tjera, në rritjen e të cilës kanë kontribuar eksportet e shërbimeve të turizmit, transportit dhe biznesit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, vëllimi i transaksioneve tregtare në shërbime u rrit me rreth 9% në terma vjetorë. Kjo ecuri u diktua nga zgjerimi i vëllimit tregtar në shërbime udhëtimi dhe transport, për shkak të rritjes së konsiderueshme të numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri, por edhe përmbushjes së ofertës turistike.

Gjatë tremujorit të tretë 2024, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 1,9 miliardë euro. Eksporti i shërbimeve të udhëtimit i referohet të ardhurave që një shtet fiton kur turistët e huaj shpenzojnë para për shërbime në vendin tonë. Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 879 milionë euro për akomodim, ushqim, ture dhe transport gjithashtu.

Shërbimet e udhëtimit gjenerojnë respektivisht 74% të flukseve valutore në hyrje dhe rreth 80% të shpenzimeve të kategorisë së shërbimeve. Në terma vjetorë, të ardhurat dhe shpenzimet e kësaj kategorie u rritën respektivisht me rreth 15% dhe 13%. Rritja e numrit të udhëtarëve është faktori përcaktues për këtë ecuri.

Shërbime të tjera biznesi rezultuan me bilanc pozitiv prej 109 milionë euro, një rritje vjetore prej 30%. Shkak i kësaj rritjeje mund të jetë zgjerimi në llojet ose volumin e shërbimeve të ofruara siç janë konsultim, teknologji informacioni, shërbime financiare apo ligjore. Për tremujorin e tretë të vitit, flukset valutore hyrëse për ekonominë shqiptare nën këtë kategori shërbimi, shënuan rreth 145 milionë euro.

Si rezultat i flukseve të larta hyrëse të shtetasve të huaj dhe shqiptarë, sidomos përmes përdorimit të linjave ajrore, vetëm sektori i shërbimeve të transportit ka fituar 59 milionë euro më shumë përgjatë tremujorit të tretë të vitit.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Dhjetor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat