Shqipëria Postuar më 10 Prill 2026, 11:02

Turistët perëndimorë preferojnë Shqipërinë - Lufta në Lindjen e Mesme po devijon turizmin

Nga Fabjona Pasho

Turistët perëndimorë preferojnë Shqipërinë - Lufta

Gjithmonë e më shumë evropianë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Kjo lidhet me ofertën e gjerë turistike që vendi ynë ofron.

Megjithatë, lufta në Lindjen e Mesme po ndryshon trendin global të udhëtimeve, pasi shumë prej destinacioneve të njohura, aktualisht ndihen të pasigurta për turistët. Kjo do të thotë më shumë vizitorë  për vendin tonë.

“Ky është një plus për ne, por nuk është vetëm kjo, pasi Shqipëria po promovohet prej vitesh dhe tani ka arritur në një kulm që turistët e kërkojnë vetë si destinacion. Po shohim që në muajt e parë të vitit që ka prurje shumë të mëdha turistësh, nga e gjithe Europa kryesisht, por edhe më tej nga bota dhe shumë shpejt presim edhe turistët kanadezë në masë. Jo se deri tani kanë munguar, por duke qenë së do futen dhe fluturimet direkte, kjo do e ndihmojë shumë për të sjellë dhe nga një kontinent tjetër. Nga lindja e mesme tani udhëtarët janë stopuar dhe nuk po vijnë më. Shpresojmë që lufta të përfundojë sa më shpejt dhe këta turistë të rikthehen”, thotë Fiorida Zani, Operatore Turistike.

Por a ka mundësia Shqipëria të ofrojë shërbime të ngjashme me ato të Lindjes së Mesme, të cilat njihen për nivelin e lartë të luksit?

“Ne nuk jemi në atë fazë që të ofrojmë gjithë shërbimet e mundshme që ofrohen nëpër botë, sepse jemi në një fazë zhvillimi. Patjetër që ne kemi resorted he hotele luksoze, po rata turistë që duan këtë lukds, vështirë ta gjejnë në çdo etap të udhëtimit të tyre, sepse çalon në disa shërbime”, thotë ekspertja.

Zani tregon edhe cilat janë vendet nga Shqipëria tërheq turistë dhe si po ndryshojnë trendet.

“Janë Europianë, pjesa perëndimore e Europës, por edhe pjesa lindore dhe qëndrore, që e shfrytëzojnë më shumë për pjesën e plazhit. Ka interest ë shtuar dhe nga anglezët, spanjollët, francezët që po mbushin bregdetin e jugut, sidomos Sarandën. Dikur kemi pasur serbët të cilët preferonin Sarandën, por francezët janë më elitarë dhe kërkojnë shërbime më të mira”, shprehet Zani.  

Pavarësisht se vendet e tyre mund të kenë ofertë shumë të mirë turistike, Zani thekson se shumë vizitorë europianë zgjedhin Shqipërinë si destinacion, për shkak të gërshetimit të bregdetit, natyrës, kulinarisë dhe kulturës.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat