Turistët e huaj në Shqipëri/ Rama: 4,8 miliardë dollarë shpenzime gjatë vitit 2024!
Kryeministri vendit, Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale se në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e PBB-së.
Rama publikoi raportin për Shqipërinë nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe i udhëtimeve, një institucion ndërkombëtar tërësisht i pavarur që prodhon raporte për të gjithë botën dhe që i referohen të gjitha shtetet.
“Në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e PBB-së. Punësimi që gjeneron sektori i turizmit në Shqipëri është 21,8% e totalit”, u shpreh ai.
Sipas raportit, theksoi Kryeministri, “në Shqipëri rritja vlerësohet 7,7% kundrejt vitit të mëparshëm dhe 47,5, thuajse 50%, thuajse dyfish kundrejt vitit 2019, këtu në këtë “Somalinë tonë”, siç thoni ju”.
Sa i përket punësimit në sektorin e turizmit, Kreu i Ekzekutivit nënvizon se është rritur me 14,1% krahasuar me vitin para pandemisë, sepse të gjitha matjet në sektorin e turizmit, të gjitha këto organizma i bëjnë në periudhën para dhe pas pandemisë”.
“Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2024 vlerësohen 4,8 miliardë dollarë ose rreth 4,5 miliardë euro, të ardhura nga ata që vijnë këtu. Dhe këto 4,5 miliardë euro ata i lënë këtu. Rritja 54,7%. Pra një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me vitin, nivelin para pandemisë”, theksoi Rama.
Sondazh

Kursi i këmbimit/ Rritje e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje të lehtë në raport me dje duke u blerë sot me 94.4 lekë dhe duke u shitur me 95.6 lekë sipas kursit të këmbimit......

BSH tërhoqi 1 mld euro nga tregu në 2024-Sejko: Ndërhymë për të rritur rezervën valutore dhe stabilizuar kursin e këmbimit
Me qëllim stabilizmin e kursit të këmbimit dhe rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 1 miliardë euro gjatë vitit 2024. Në......

Rehabilitimi, Unaza Bujqësore e Lushnjes, gati në pranverë-Balluku: Do e dorëzojmë para afatit, nxit bujqësinë dhe agroturizmin
Vazhdojnë punimet për segmentin rrugor Lifaj i Ri – Unaza Bujqësore, në Bashkinë Lushnje. Gjatë inspektimit në terren, Zëvendëskryeministrja, njëherësh......

Norma bazë e interesit mbetet 2.75%-Sejko: Ulja e çmimit të energjisë në 2025 do të ndikojë në inflacionin e përgjithshëm
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke e mbajtur atë në nivelin e mëparshëm prej 2.75%. Në konferencën për shtyp......

“Minerale të rralla në këmbim të ndihmës amerikane” - Trump vendos kushtet për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se donte që Ukraina të furnizonte Shtetet e Bashkuara me minerale të rralla, si një formë pagese për mbështetjen......

Posta e SHBA-së pezullon pakot nga Kina, Hong Kongu - Vendimi ndalon dërgesat e mallrave të vogla pa tarifa doganore
Shërbimi Postar i SHBA-së tha se do të pezullojë përkohësisht pakot nga Kina dhe Hong Kongu, pasi Presidenti Donald Trump i dha fund një dispozite tregtare......

Gjykata e BE-së mbështet gjobën prej 320 milionë eurosh kundër Polonisë!
Komisioni Europian veproi saktë kur zbriti 320,200,000 euro nga pjesa e ndarë e Polonisë në buxhetin e BE-së lidhur me reformën e diskutueshme gjyqësore të......

Konferenca e pensioneve, Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Botërore Konferencën......