Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2025, 09:57

Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit – Rama: Gati në mars!

Nga Edel Strazimiri

Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit – Rama: Gati në mars!

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” deklaroi sot se në mars do të jetë gati tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit.

“Ndodh që nganjëherë të marrim më shumë kohë se sa është parashikuar, si për shembull Rruga e Arbrit, por jo për shkak se i lëmë gjë mangut punës, por sepse të papriturat edhe ndodhin”.

“Gjeologjia e tunelit të Murrizit doli shumë më e ndërlikuar se sa ishte paraparë në studimet përkatëse dhe jemi në kushtet kur po shkojmë drejt përfundimit, pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjitha pjesëve të tunelit”, u shpreh Rama.

“Besoj shumë që, më në fund, në mars do ta heqim edhe këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel “na ka marrë shpirtin”. Por bashkë me pranverën do të dalë edhe “shpirti i keq” nga tuneli dhe dibranët do të mund të venë e vijnë me rrugën tërësisht të hapur, dhe ato rrëpirat pak të vështira të rrugës alternative për lehtësi të përkohshme, do të marrin fund”, tha ai.

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Shkurt Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Monedha europiane është blerë sot me 98.9 lekë dhe është shitur me 99.6 lekë duke fituar pikë nga dje teksa e ka nisur ditën në rritje sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat