Shqipëria Postuar më 31 Dhjetor 2024, 13:05

Tuneli i Murrizit hapet për qarkullim në mars 2025 -Balluku: Presim vetëm përfundimin e detajeve të fundit në tubin e emergjencës

Nga Ledina Elezi
Tuneli i Murrizit hapet për qarkullim në mars 2025 -Balluku: Presim

Tuneli i Murrizit pritet të hapet në mars të 2025-ës. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte në Tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, për të inspektuar punimet për detajet e fundit.

Sipas Ballukut, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve vetëm pasi të ketë përfunduar edhe tubi i emergjencës.

 

“Duke qenë se tuneli i emergjencës është akoma duke u punuar, pra është edhe ai në hapat e fundit, Tuneli i Murrizit do të hapet vetëm në momentin që do jetë plotësisht gati. Në këtë rast, duhet ta themi me gojën plot që kushtet kontraktuale këtë herë do të respektohen. Pra, ky tunel do të hapet në mars të vitit 2025, me të gjithë pjesën tjetër të përfunduar, edhe tunelin e emergjencës të përfunduar në detaje.”

Si rrjedhojë e gjeologjisë argjilore, realizimi i punimeve në këtë tunel është ndeshur me shumë vështirësi.

 

“Problematika këtu ka qenë gjeologjia argjilore, e cila në kontakt me ujin, çdo herë që ne avanconim kishim rënie të të gjithë kaniterit të krijuar, duke na çuar kështu punën pas. Megjithatë, me zgjidhjet e reja teknike që u dhanë dhe padyshim me të gjithë pjesën inxhinierike më të avancuar që u përdor këtu, ne ja dolëm dhe arritëm që në fund të vitit 2024, Tuneli i Murrizit të jetë plotësisht i përfunduar.”

Tuneli i Murrizit është një vepër komplekse prej 3800 metra dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat