Shqipëria Postuar më 21 Shkurt 2025, 14:26

Tuneli i Murrizit hapet më 14 Mars- Zv.Kryeministrja Balluku: Jemi në detajet e fundit, zhvillim ekonomik për veriun

Nga Elisabeta Dosku

Tuneli i Murrizit hapet më 14 Mars- Zv.Kryeministrja Balluku: Jemi në

Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit do të hapet për drejtuesit e automjeteve ditën e verës, më 14 Mars.  Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet, ku ka bërë me dije se progresi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tashmë po mbyllen detajet e fundit.

 

“Duket e pabesueshme tashmë që gjithçka duket se ka përfunduar. Më datë 14 Mars sipas të gjitha gjasave do të hapim Tunelin e Murrizit për të gjithë drejtuesit e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe Dibrës. Ndërkohë tashmë po punojmë për tunelin e emergjencës me të gjitha daljet e tij.  Rruga e Arbrit do të shënojë rritjen ekonomike të gjithë kësaj zone dhe rritjen e sezonit turistik për veriun”. -Belinda Balluku. Zv. Kryeministër dhe Ministre e Infrastrukturës

“Në total janë 11 dalje të cilat janë betonuar të gjitha, janë gati për shfrytëzim, një pjesë përdoret për automjetet, pjesa tjetër vetëm për këmbësorët. Gjithashtu në hyrje të tunelit godina e monitorimit ka përfunduar, janë instaluar pajisjet të cilat do të monitorojnë tunelin 24 orë, qoftë për aksidentet, qoftë për avari të ndryshme dhe sistemin kundër zjarrit." -Gentian Gjyli, Drejtor i ARRSH

Tuneli i Murrizit është një vepër komplekse prej 3,8 km dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Tuneli do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Punimet në këtë tuneli, që është pjesë e Rrugës së Arbrit kanë patur ecuri të ngadaltë për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe rrëshqitjes së dherave.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat