Tuneli i Llogarasë, përmirësim i sigurisë dhe i operimit - ARRSH hap tenderin 311 milionë lekë për mirëmbajtjen
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për mirëmbajtje pajisjesh dhe operimi i Tunelit të Llogarasë. Fondi limit i përllogaritur është 311 milionë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kontraktori në cilësinë e Menaxherit të Tunelit do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e tunelit, ambientet përreth tij, si dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve të operimit të tunelit. Menaxheri i Tunelit është organi, publik ose privat, përgjegjës për menaxhimin e një tuneli rrugor në fazën përkatëse, i cili do të sigurojë shërbimet e kërkuara të menaxhimit/operimit të tunelit dhe shërbimet e kërkuara të mirëmbajtjes dhe funksionimit të pajisjeve të tij.
Si objektiv themelor, do të sigurojë mbi të gjitha sigurinë, efektivitetin dhe efiçencën në punë, operimin sa më ekonomik të tunelit dhe akseseve të tij në përputhje me qëllimet e Direktivës së BE. Gjithashtu do të sigurojë mirëmbajtje efektive për makineritë operuese dhe të gjitha punimet e montimit që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës në tunel.
Ndërkohë, punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, pas garës tenderuese të zhvilluar që u fitua nga një konsorcium turk. Tuneli i Llogarasë është hapur zyrtarisht që në 5 korrik 2024, për të lehtësuar aksesin e qarkullimit të mjeteve drejt jugut të Shqipërisë
Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 6 km, ndërsa shkurton kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum - Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë, ndërkohë që ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë.
Sondazh

“Oferta globale e naftës mund të tejkalojë kërkesën” - Tensionet tregtare, mbiprodhimi i OPEC+ do të ndikojnë në tregun global
Oferta globale e naftës mund të tejkalojë kërkesën me rreth 600,000 fuçi në ditë këtë vit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në një raport mujor. Ky......

Rruga e Arbrit, Balluku: Nesër festojmë hapjen e veprës më të madhe infrastrukturore të verilindjes shqiptare
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku në një videomesazh në rrjetet sociale ka njoftuar hapjen e......

“Paketa e Maleve”, miratohet në Kuvend-Cilat janë projektligjet e miratuara nga deputetët?
Me 73 vota pro, projektligji për “Paketën e Maleve”, miratohet në Kuvend ditën e sotme. Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro “Marrëveshjen e huasë......

Tregjet europiane në rënie ndërsa Trump zotohet t'i përgjigjet kundër-tarifave të BE-së!
Tregjet europiane u hapën pa shkëlqim ndërsa tensionet globale të tarifave u nxehën, pas zotimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të reaguar ndaj......

Sa ekonomistë garojnë në zgjedhje për Tiranën? Analiza e numrave dhe emrave të listës: Nga profesioni, tek përfaqësimi gjinor
Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, partitë kryesore kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë. Këto lista përmbajnë emrat e......

“Tarifat e SHBA-së mund të thellojnë recesionin” - Banka Qendrore e Gjermanisë paralajmëron për rreziqet e një lufte tregtare
Tarifat për mallrat që importohen nga SHBA mund ta çojnë ekonominë më të madhe të Evropës në një recesion tjetër, sipas presidentit të Bankës Qendrore të......

Cilat janë produktet më të importuara dhe eksportuara midis Kinës dhe BE-së?
Në vitin 2024, BE eksportoi mallra me vlerë 213.3 miliardë euro në Kinë dhe importoi 517.8 miliardë euro. Kjo çoi në një deficit tregtar prej 304.5 miliardë......

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Europë: Trump propozon tarifa 200% për importet e alkoolit në BE!
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë 200% për verën, shampanjën dhe pijet e tjera alkoolike të importuara nga BE. Trump......