Tuneli i Llogarasë, masat për qarkullimin - Zv.Kryeministrja Balluku inspekton Qendrën e Monitorimit: Zbatoni rregullat!
Të gjithë drejtuesit e automjeteve që përshkojnë tunelin e Llogarasë duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të penalizohen.
Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi Qendrën e monitorimit dhe operimit të tunelit të Llogarasë, ku përmes kamerave mbikëqyret dhe koordinohet 24/7 lëvizja e të gjitha automjeteve që kalojnë përmes kësaj vepre.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të kuptojnë që janë të monitoruar kur kalojnë tunelin e Llogarasë. Dhe javën e kaluar ka pasur thyerje të kodit rrugor. Në tunele nuk ka parakalime dhe rregullat duhen zbatuar. Të gjithë ata që kanë shkelur limitin e shpejtësisë apo rregullat e sigurisë rrugore, duhet të dinë që do përballen me policinë rrugore e cila do të marrë masat e duhura. Nëse nuk ju kanë kaluar sdo të thotë që sdo ju vijë një gjobë apo një penalizim i lejes së drejtimit."
Balluku u bëri apel drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
“Drejtuesit duhet të jenë të kujdesshëm sepse ne jemi në dijeni të gjithçka që ndodh brenda tunelit dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi tuneli i Llogarasë është një vepër arti dhe duhen respektuar në mënyrë rigoroze rregullat e kodit shqiptar."
Deri më 15 shtator kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë pa pagesë në funksion të sezonit turistik.

Cili profesion ka pagën më të lartë në Europë?
Pagat ndryshojnë shumë në sektorë dhe profesione në Europë. Ndërsa një numër vendesh pune po zhduken, po shfaqen edhe të reja. Disa role, si ato në kujdesin......

Ekonomia greke u rrit me 2.2% në janar-mars - Por, rënia e investimeve rrezikon realizimin e objektivit vjetor
Ekonomia greke u rrit me 2.2% në tremujorin e parë, treguan të dhënat paraprake nga Autoriteti Statistikor Helen (ELSTAT). Në të njëjtën kohë, investimet......

Bizneset, 91 mld lekë kredi për blerje pajisjesh - BSH: Huaja për këtë qëllim zë 18.7% të totalit të marrë nga ndërmarrjet
Megjithëse shumica e bizneseve në Shqipëri marrin kredi për pasuri të paluajtshme, nuk mungojnë as ato që marrin hua për investime që mund të jenë shumë të......

Vendimi i Trump hyn në fuqi - SHBA ndalon hyrjen e qytetarëve nga 12 shtete
Ndalimi i udhëtimeve në SHBA për qytetarët e 12 vendeve ka hyrë në fuqi, mes tensioneve në rritje mbi emigracionin. 12 shtetet e synuara përfshijnë......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 79.33 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2025, në......

Gati 3 në 5 persona që vizitojnë Shqipërinë hyjnë nga toka/ Transporti ajror gjithashtu shumë i preferuar, “braktisen” rrugët detare
Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara në rajon, duke përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve,......

Andorra zgjedh ekoturizmin - Mikroshteti forcon mbrojtjen mjedisore për të nxitur ekonominë
Kombi i vogël malor i Andorrës po rrit përpjekjet për të mbrojtur mjedisin. Në të njëjtën kohë, mikroshteti synon rritjen ekonomike që varet shumë nga......

Po vijnë më shumë, apo më pak turistë? Çfarë tregojnë shifrat e 2025-ës? Sfida e numrit “zëvëndësohet” me cilësinë
Në katër muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 2.4 milionë shtetas të huaj. Në vlerë absolute shifra është më e lartë se çdo vit më parë për......