Shqipëria Postuar më 21 Mars 2025, 12:03

Tuneli i Llogarasë, hapet tenderi për rrugët lidhëse - 5.1 milionë euro, punimet zgjasin 10 muaj pas lidhjes së kontratës

Nga Elisabeta Dosku

Tuneli i Llogarasë, hapet tenderi për rrugët lidhëse - 5.1

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë, ashtu sikurse ishte parlajmëruar pak ditë më parë edhe nga televizioni SCAN.

Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë do të kushtojë 5.1 milionë euro, sipas kontratës së shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Për të gjitha subjektete e interesuara që do të aplikojnë, afati në dispozicion është më shumë shumë se një muaj dhe data e mbylljes së aplikimeve është përcaktuar 28 prilli 2025. Ndërsa, kontrata parashikohet të jetë 10 muaj.

Tuneli i Llogarasë u hap për kalimin e automjeteve përgjatë sezonit veror të vitit të kaluar. Ndërkohë që, në muajin tetor u mbyll sërish, për të përmbyllur punimet edhe në tunelin e emergjencës.

Dorëzimi final i kësaj vepre infrastrukturore parashikohet të bëhet përgjatë këtij viti, teksa kalimi përgjatë tij do të jetë me pagesë. Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë ende me dije sesa do të jetë tarifa që do të aplikohet.

Ndërtimi i tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit 2021 përmes një kontrate me vlerë 17 mld lekë. Ai ka një gjatësi prej 6 km dhe përbëhet nga tuneli kryesor dhe ai i emergjencës.

Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum - Himarë dhe fillon 500 m në veri - perëndim të urës së Shën Elizës në segmentin rrugor Dukat - Llogara dhe përfundon 1.3 km në perëndim të urës së Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë. Kalimi përmes tunelit shkurton kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta.



Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video