Tunelet në Elbasan-Librazhd, gati për 1 vit - Rama dhe Balluku inspektojnë punimet për ndërtimin e Korridorit VIII
Gërimimi i dy tuneleve me gjatësi 1.1 km, që lidhin Elbasanin me Librazhdin si pjesë e Korridorit VIII do të përfundojë në shtator të këtij viti, ndërsa dorëzimi në pranverë të vitit që vjen. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektuan punimet, duke bërë me dije se fillimisht parashikohej ndërtimi i tuneleve me gjatësi 300 m, por më pas projekti u rishikua për të shmangaur prishjen e një sërë banesash në Librazhd.
“Këtu nuk jemi në një formacion të lehtë si ai i Llogarasë, por nuk jemi as në një formacion të vështirë aq shumë sa Murrizi. Jemi në diçka të mesme. Tunelet që të dyja janë 1.1 km, kështu që në fund të shtatorit do të kemi përfunduar me gërrmimin. Pastaj do të përdorim gjithë pjesën për të bërë dorëzimin në fillim të pranverës të vitit tjetër”, - tha Balluku.
Aktualisht, në Korridorin VIII, në drejtimin nga Elbasani në Qafë – Thanë punohet në 8 segmente me një gjatësi prej 26 km, teksa Balluku dha informacion në lidhje me ecurinë e punimeve në secilën prej fazave.
“Ecuria është e mirë. Kemi dorëzuar fazën e parë, ku ne sot operjmë. Pra, trafiku është i hapur në atë fazë. Nga aana tjetër, në fazën e dytë kemi një ecuri prej 36%. Faza e tretë është kjo që shikoni këtu, është 70%. Praktikisht ecuria është shumë e mirë dhe në fazën e pestë ku ndodhemi jemi në 52%. Duhet të kemi parasysh që kjo është një rrugë e kategorisë B, interurbane me nga 2 korsi në secilin krah. Është si bypass-i i Fierit”, - tha Balluku.
Pjesë e korridorit VIII është edhe bypassi-i i Elbasanit, ku punimet nuk kanë nisur ende, ndërkohë që janë edhe 6 lote të tjerë në drejtimin nga Elbasani në Rrogozhinë, ku aktualisht punohet. Sipas Ballukut situata në këto segmente është më e lehtë për shkak të terrenit fushor. Balluku foli edhe për zonën e Hotolshtit dhe problematikën e krijuar me banorët që kundërshtojnë projektin për shkak të ndarjes së fshatit të 2 pjesë, duke bërë me dije se do të ndërtohen të gjitha hyrje-daljet, me mbikalime dhe nënkalime
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Franca, 1.5 miliardë euro për avionë luftarakë - Macron synon të rrisë autonominë mbrojtëse dhe forcën bërthamore
Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të porosisë avionë të tjerë luftarakë Rafale në vitet e ardhshme dhe do të investojë gati 1.5 miliardë euro në......

BE rrezikon më shumë tarifa nga Trump - Rezultatet e hetimeve ndaj “Big Tech” mund të rrisin tensionet me SHBA-në
Komisioni Evropian do të marrë vendimet për të caktuar nëse Apple, Meta dhe Google shkelin ligjet e BE-së për konkurrencën digjitale. Këto vendime mund t'i......

“Vetëshpallen” mbi 8,800 pronarë përfitues - Rritet fluksi i aplikimeve në QKB, më shumë transparencë
Rreth 9 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim......

400 mln euro kredi nga mikrofinanca - Në 2024, portofoli i sektorit u rrit me 12%. Vijon të jetë huadhënës kryesor në bujqësi
Sektori i mikrofinancës, pra subjektet financiare jobanka, shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, kanë disbursuar rreth 400 milionë euro kredi të......

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit – Një nga rivalët kryesorë të Erdogan!
Policia turke arrestoi të mërkurën një nga rivalët kryesorë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në......

Rregulla të reja për operatorët turistikë - “Drejtues teknikë me eksperiencë në turizëm, diplomë dhe gjuhë të huaja”
Bizneset që ofrojnë shërbime turistike do të jenë të detyruar të kenë si drejtues teknik një individ me kritere të posaçme, duke nisur nga diploma që duhet të......

E kaluara “përndjek” të ardhmen - Pse Gjermania, Italia, Japonia varen ende nga mburoja bërthamore e SHBA?
Të shqetësuara nga paqëndrueshmëria globale, vendet nga Evropa dhe Azia po rrisin në mënyrë drastike shpenzimet e tyre ushtarake. Në një kohë kur përfshirja......

Prodhimi në “ngërç”, shërbimet ruajnë ritmin rritës/ Industria paraqitet me rënie në disa tregues, vetëm ndërtimi në ngjitje
Shifrat tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të katërt të vitit të shkuar kanë vijuar me rritje në të gjithë indekset, megjithëse karahauar me tremujorin e......