TTW: Shqipëria, “perla” e re e Mesdheut/ Trashëgimia dhe natyra shqiptare, “magnet” për turistët

Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë drejt një vizioni ambicioz për zhvillimin e turizmit, me synimin për ta kthyer vendin në një nga destinacionet më tërheqëse në rajonin e Mesdheut. Strategjia Kombëtare për Turizmin, e cila është vlerësuar nga revista ndërkombëtare ‘Travel and Tour World’, vendos në fokus trashëgiminë kulturore, qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Qeveria e Shqipërisë ka hartuar një plan gjithëpërfshirës 4-vjeçar me fokus zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Sipas “Strategjisë së Turizmit Shqipëria 2030”, do të zhvillohen gjashtë rajone të dallueshme turistike për të sjellë një larmi më të madhe përvojash. Kjo qasje, synon të rrisë standardet e turizmit të vendit, duke e afruar atë me pritshmëritë e vizitorëve ndërkombëtarë.
Sipas artikullit, Shqipëria është duke investuar për të krijuar një model turizmi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, që nuk kufizohet vetëm në sezonin veror. Objektivi është i qartë: Shqipëria të shndërrohet në një “perlë mesdhetare”, ku historia, kultura dhe bukuria natyrore bashkëjetojnë me praktika të turizmit të qëndrueshëm.
Kjo qasje synon të rrisë standardet e turizmit të vendit, duke e afruar atë me pritjet e vizitorëve ndërkombëtarë. Vendi ofron një kombinim unik të peizazheve natyrore, trashëgimisë kulturore dhe mikpritjes tradicionale, një formulë që gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë.
Më tej sipas artikullit, një nga projektet më ambicioze përfshin transformimin e Portit të Durrësit. Krahas kësaj, do të ndërtohen 20 marina të reja që shtrihen nga Velipoja në Ksamil, duke ngritur imazhin e Shqipërisë, si një lidere e turizmit detar në Mesdhe.
Po kështu, bukuria natyrore dhe peizazhet malore të Shqipërisë janë gati të bëhen atraksionet kryesore për turistët që kërkojnë aventura në natyrë, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit. Qeveria synon të zhvillojë Alpet Shqiptare si një destinacion kryesor për sportet dimërore. Trashëgimia kulturore është një tjetër fushë në fokus për strategjinë e turizmit të Shqipërisë. Përveç kësaj, infrastruktura digjitale e turizmit të Shqipërisë po përmirësohet me lançimin e një Regjistri Kombëtar të Turizmit dhe futjen e një sistemi elektronik për vizitorët. Ky ndryshim digjital synon të përmirësojë përvojat e vizitorëve dhe të ofrojë të dhëna të sakta për planifikimin e turizmit.
Ndërsa qeveria vazhdon të zbatojë këto politika, vendi është i vendosur të tërheqë më shumë vizitorë të huaj, duke nxitur ekonominë e tij dhe duke e siguruar vendin e tij si një destinacion kryesor mesdhetar, thuhet në artikull.
Femrat sipërmarrëse, 9.8 mld lekë kredi në 2024 / AAB: Kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritet edhe mbështetja e bankave
Bankat tregtare po ofrojnë më tepër mbështetje për vajzat dhe gratë që drejtojnë një biznes të vogël apo të mesëm. Të dhënat më të fundit nga Shoqata......
Planet për furnizim 24 orë me ujë/ Deri në 2029-ën, 100% e zonave urbane dhe 80% e fshatrave
Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në 100% të zonave urbane dhe mbi 80% të zonave rurale, deri në vitin 2030”. Ky është një prej objektivave të vendosur në......
Në fund të 2026-ës përfundon regjistrimi digjital i pronave / 106 zona kadastrale, nga Elbasani deri në Malësi të Madhe
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon regjistrimin digjital të pronave, duke shënuar një hap të rëndësishëm në realizimin e projektit kombëtar për......
Zbret poshtë 97 lekëve, kur rritet euro?/ Fundi i sezonit turistik nuk e forcon monedhën europiane
Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbehe në fundjavë me 96.91 lekë .......
Evis Sala prezantohet si ministre e Shëndetësisë/ Rama: Planifikohet hapja e një universiteti të ri në Fier
Kryeministri Edi Rama nga ambientet e QSUNT, prezantoi këtë të shtunë ministren e re të shëndetësisë, Evis Sala. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi figurën e......
S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë në "BB"/ Turizmi do të vijojë të mbetet shtyllë kryesore e rritjes
Agjencia e vlerësimit të kreditit "Standard & Poor's Global Ratings", në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar......
INSTAT: Në vitin 2025 mbi 10% e shitblerjeve u bënë me tregtinë online
Tregtia online po zë gjithnjë e më shumë hapësirë edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT më shumë se 10 për qind e xhiros......
Tregtia me jashtë, eksportet dhe importet e gushtit në rënie, 48,8 % e shkëmbimeve me vendet e BE-së
Fluksi i tregtisë së vendit tonë me jashtë përgjatë muajit gusht ka patur një rënie të ndjeshme. SIpas të dhënave më të fundit të përditësuara nga INSTAT, në......





