Shqipëria Postuar më 24 Janar 2025, 13:55

Tryeza për projektimin e Shqipërisë 2050 - Çfarë duhet bërë për një ambient më të sigurt?

Nga Diamila Leka

Tryeza për projektimin e Shqipërisë 2050 - Çfarë

Shoqëria civile, ekspertë ligjorë dhe jo vetëm, organizuan një tryezë të rumbullakët ku hodhën diskutime mbi problemet ekonomike, sociale, politike etj në Shqipërinë e 2050.

Fajton Softa Eskpert Sigurie: “Kjo konferencë synon rivijëzimin e projektimit të Shqipërisë 2050 në disa mënyra. Së pari duke ofruar nj analizë të realitetit shqiptar ndryshe nga ajo që paraqët qeveria apo opozita. Së dyti duke ofruar zgjidhje për interes public dhe madhor dhe jo për interesa klienteliste. Së treti duke bërë të qartë nëpërmjet Ekspertizave Profesionale dhe të pavarura se nga dhe ku duhet të orientohen Politikat Publike në bazë të “Know How” dhe mbi bazë të studimeve. Së katërti kjo tryezë synon krijimin e një burimi alternativ informimi dhe trajtimi i politikave publike në raport me institucionet vendase dhe të jashtme.”

Për ish kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pyetja që u ngrit ishte se çfarë duhet bërë për një ambient më të sigurt në Shqipëri?

“Një nga çështjet kryesore dhe që na prek të gjithëve në jetën e përditshme është siguria publike, siguria kombëtare. Është një shtyllë për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe të qytetarëve. Ndërsa zhvillimi urban duhet të fokusohet në krijimin e hapësirave funksionale të qëndrueshme që të përimërsojnë cilësinë e jetës. Dhe këto do shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Por, ne flasim për sigurinë kombëtare duket si fjalë e madhe, në fakt ajo që na prek për ditë është siguria, qetësia, rendi e qytetarëve. Janë këto problematikat e vogla.”

Synimi i kësaj tryeze ishte rivijëzimi i projektimit të Shqipërisë 2050, duke ofruar një analizë të realitetit shqiptar, duke ofruar zgjidhje për interes publik si dhe për trajtimin e politikave publike në raport me institucionet vendase dhe të huaja.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat