Shqipëria Postuar më 18 Dhjetor 2024, 14:12

Treni Tiranë-Durrës, mbyllen 80% e punimeve - Pritet nisja e ndërtimit të 10 stacioneve të rinj, operative në vitin 2026

Nga Ola Mitre

Treni Tiranë-Durrës, mbyllen 80% e punimeve - Pritet nisja e

Teksa një sërë projektesh hekurudhore janë në zhvillim, linja Tiranë – Durrës dhe degëzimi i ri drejt aeroportit të Rinasit do të jetë e para që do të përfundojë dhe do të nisë operimin.

Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku punimet në këtë linjë kanë arritur në volumin e 80%, ndërsa së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e 10 stacioneve të rinj që do të shtrihen në të gjithë pjesën e kësaj linje.

Ndërkaq, pak ditë më parë zv.ministrja Enkelejda Muçaj, gjatë raportimit të Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese bëri me dije se kjo linjë hekurudhore do të jetë operative në vitin 2026.

Përfitimet nga operimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës pritet të jenë të mëdha. Sipas një vlerësimi të mëparshëm, përfitimet kumulative neto për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në rreth 270 mln euro, duke zbritur kostot e investimit.

Kjo duke marrë në konsideratë të ardhurat që do të sigurohen nga operimi i hekurudhës, si dhe kostot që shmangen në drejtim të shëndetit, kohës së kursyer, mjedisit, emetimeve të dioksidit të karbonit apo kostove të operimit të automjeteve.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat