Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport/ Projekti, gati në qershor, HSH: Përcaktohet gjurma e re. Në diskutime për financimin

Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”. Përfaqësues të Hekurudha Shqiptare kanë bërë me dije për TV SCAN se me përfundimin e saj do përcaktohet gjurma për lidhjen hekurudhore me Aeroportin e Vlorës si dhe projekti inxhinierik paraprak që shërben për hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e saj. Po ashtu, ky dikaster bëri me dije se janë ende në diskutime nëse ky projekt do të financohet me fonde nga buxheti i shtetit apo me fondet e donatorëve të huaj.
Kontrata për studimin dhe hartimin e projekt idesë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Rrogozhinë – Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re hekurudhore që do të lidhë aeroportin e Vlorës me Vlorën u nënshkrua vitin që shkoi, teksa fituese është shpallur kompania austriake ILF Consulting Engineers Austria.
Sipas dokumenteve që shoqëronin procedurën tenderuese, linja ekzistuese Rrogozhinë - Vlorë me gjatësi 84.27 km, funksionon nën kapacitetin optimal për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe nevojës për përmirësime të thella. Në të njëjtët dokumente thuhej se është e domosdoshme ndërtimi i një linje të re treni për të lidhur qytetin e Vlorës me aeroportin e Vlorës, duke qenë se ky aeroport krijon mundësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.
Ndërkaq, kompania po harton një projekt zbatimi për një linjë hekurudhore elektrike me shpejtësi deri në 120 km/orë.
Sipas Hekurudhës Shqiptare zbatimi i këtij projekti synon të ofrojë një shërbim të kombinuar të transportit hekurudhor me transportin ajror, duke lehtësuar aksesin e udhëtarëve në aeroport në mënyrë më të shpejtë, të sigurt dhe më të qëndrueshme. Gjithashtu, një nga objektivat kryesore është rritja e sigurisë së lëvizjes për udhëtarët, duke reduktuar rrezikun e aksidenteve.
Granti i performancës, çfarë ndryshon në 2026? - Farrici: Të gjitha bashkitë vendosen në stad të barabartë
Koncepti i Grantit të Performancës për bashkitë do të thellohet gjatë këtij viti. Kjo u bë me dije nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin......
Si e perceptojnë të huajt Shqipërinë? Indeksi i Fuqisë së Butë: Renditemi në vend të 102 nga 193 shtete
Shqipëria vijon të përmirësojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga “Brand Finance”, në kuadër të Global Soft......
Bizneset shohin “dritë jeshile” në ekonomi - Rritet ndjesia ekonomike, ndërsa qytetarët qytetarët ende llogarisin me kujdes shpenzimet
Ekonomia shqiptare duket se ka hyrë në vitin 2026 me më shumë optimizëm, të paktën nga ana e bizneseve. Sipas Bankës së Shqipërisë, në janar është rritur......
Shqiptarët, drejt uniformës ushtarake - Nga pagat, tek infrastruktura. Pse po rritet aq shumë interesi për të qenë pjesë e FA?
Nga viti në vit ka pasur një rritje të interesit për të kontribuuar në sigurinë e vendit. Programi bachelor i Akademisë së Forcave të Armatosura ka kapur një......
Shqipëria krijon shoqëri aksionare “Fondi i Tërmeteve dhe Përmbytjeve” - Kompanitë private të sigurimit do të veprojnë si agjentë për kontratat
Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet”, i cili parashikon krijimin e......
Në Kuçovë do të ngrihet Muzeu i Naftës dhe Aviacionit - Hapet tenderi për projektimin e muzeut e rikualifikimin e qendrës
Kuçova pritet të hyjë në një fazë të re transformimi urban dhe kulturor. Qyteti i naftës dhe aviacionit po përgatitet të rikthejë historinë e tij në qendër......
Shqiptarët “thyejnë” rekord me blerjet vjetore të makinave - Në 10 vite, dyfishuan numrin duke kaluar shifrën 1 milion
Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u......
AirlineRatings: Kush janë linjat ajrore më të sigurta në botë për 2026 - Etihad kryeson listën “full-service”. HK Express renditet e para mes “low-cost”
Faqja ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë ajrore, AirlineRatings.com, ka publikuar renditjen për vitin 2026 të 25 kompanive ajrore full-service më të......


