Treni Rrogozhinë-Pogradec, në projektim - Hekurudhat: Përfundon në mars 2027. Si do sigurohet financimi për punimet

Aksi hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, pjesë e korridorit VIII është në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar, që pritet të përfundojë në mars 2027. Detajet për TV SCAN janë bërë me dije nga Hekurudha Shqiptare, duke specifikuar se ky proces financohet nga një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
“Me përfundimin e kësaj asistence teknike, e cila përkon dhe me maturimin e projektit në fjalë, do të vijohet me aplikimin për grant dhe më pas me marrëveshjet e kredive me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, - bëri me dije Hekurudha Shqiptare.
Kjo strukturë financimi është ndjekur edhe me aksin tjetër hekurudhor të korridorit VIII, Durrës - Rrogozhinë. Për këtë segment, që ka një gjatësi prej 33.5 km, tashmë marrëveshjet e kredive dhe grantit janë miratuar në komisionet parlamentare. Më konkretisht, për realizimin e projektit me vlerë 120.5 mln euro do të akordohet një grant prej 60.5 mln euro nga Bashkimi Evropian, si dhe 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.
Ndërkohë, segmenti nga Rrogozhina në Pogradec do të jetë më i kushtueshëm, pasi ka një gjatësi prej 120.3 km. Më herët, Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor ka renditur përfitimet që do të vijnë nga rehabilitimi apo ndërtimi i kësaj linje, duke nisur nga shkurtimi i distancave, rritja e sigurisë së udhëtimit dhe reduktimi i emetimeve në ajër që vijnë nga transporti.
“Boom” sigurimi i makinave me Karton Jeshil në verë - 1.5 mld lekë prime. Makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri, u siguruan më pak
Rreth 6.5 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të vendit në janar-shtator të këtij viti, rreth 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të......
Trashëgimia kulturore, çelësi për turizëm të qëndrueshëm - Kushova: Projekti, ndikim në shtimin e numrit të turistëve
“Trashëgimia është marka jonë”, (“Heritage is our Brand” ) është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të shndërrojë trashëgiminë......
“Bashkëpunimi rajonal, e vetmja rrugë drejt BE” - Kryeministri Rama flet për Kosovën e Serbinë në Forumin e Paqes të Parisit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin e Paqes në Paris, nga ku foli për një sërë çështjes, duke nisur nga pozicionimi i Evropës në konfliktet botërore, e......
2300 biznese, jo më furnizim nga OSHEE - Gjenerali: Klientët e tensionit 6 kV në treg të lirë, FTL garanton çmime konkurruese
Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Administratori i Furnizuesit të Tregut të......
Rikthehet tatimi 15% për bizneset në sektorin IT - Deri në fund të dhjetorit do të trajtohen me tatim preferencial 5%
Industria e prodhimit dhe zhvillimit të softuerit në Shqipëri do të hyjë në një regjim të ri tatimor nga 1 Janari 2026. Konkretisht, kompanitë që ushtrojnë......
Çmimi i energjisë mban “nën ankth” bizneset - Oda Ekonomike e Kosovës: Një rritje e mundshme do të shtojë sfidat financiare
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të shtatorit paralajmëroi rishikim të tarifave të energjisë elektrike, duke mos e bërë të qartë nëse do të......
Muzeu i Madh Egjiptian “mirëpret” turistët - Hapet më 1 nëntor, dy dekada pasi fillimit të punimeve
Muzeu i Madh Egjiptian, i vendosur pranë piramidave të Gizës, po përgatitet për hapjen e shumëpritur më 1 nëntor, më shumë se dy dekada pasi filloi ndërtimi......
“135 mijë transaksione në ditë” - Balluku: Posta Shqiptare, me inovacione
Posta Shqiptare kryen 135 mijë transanksione në ditë, në 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e......




