Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Marrëveshjet e financimit për projektin 120.5 mln euro publikohen në Fletoren Zyrtare

Marrëveshjet e financimit për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke shënuar një hap përpara drejt nisjes së punimeve. Ato përfshijnë 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër prej 60.5 mln euro financohet përmes një granti nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Projekti synon rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi në Rrogozhinë. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.
Segmenti është pjesë e Korridorit VIII, një bosht strategjik pan-evropian që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke shërbyer si nyje për transportin e udhëtarëve, mallrave dhe potencialisht për qëllime të mobilitetit ushtarak.
Përtej përfitimeve ekonomike dhe strategjike, projekti pritet të ketë ndikim pozitiv në mjedis përmes zhvendosjes së trafikut nga rrugët në hekurudha, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen dhe emetimet e karbonit.
Ndërkaq, gjatë diskutimeve të marrëveshjes së grantit në komisionet parlamentare u bë me dije se rehabilitimi dhe elektrifikimi i kwtij seksioni pritet të përfundojë në vitin 2028.
“Kthen godinat e amortizuara në qendra funksionale”/ Kryeministri Rama inspekton "Kengo Art Park” në Petrelë
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e "Kengo Art Park", një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë......
SHBA sanksionon ish-komisionerin e BE/ I ndalon hyrjen në vend Thierry Breton. Reagon Franca
Qeveria franceze dënoi ndalimin e hyrjes në SHBA të vendosur nga administrata Trump, ndaj Thierry Breton, ish-komisioner i Bashkimit Evropian, i cili ndihmoi......
400 milionë euro shtesë në buxhet - 11-mujori/Çfarë ndikoi në rritjen e të ardhurave?
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 687.7 miliardë lekë në 11 muajt e vitit, duke siguruar një rritje të të ardhurave prej 39.7 miliardë lekë apo afro 400 milionë......
Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët në internet? Balkan Barometer: Përdorimi në Shqipëri, i moderuar. 7% e popullsisë, mbi 6 orë online
Qëndrimi në internet është bërë një nga gjërat më të nevojshme për qytetarët, sidomos për çështje pune apo lehtësirat e përditshme të teknologjisë. Balkan......
Ekonomia zgjerohet me 3.75% në tremujorin e tretë/ Administrata, turizmi dhe “real estate” me rritje. Bujqësia dhe industria vijojnë tkurrjen
Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë......
Shqipëria pajiset me sistemin raketor “Javelin” - Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Rrit sigurinë kombëtare
Shqipëria është pajisur me sistemin raketor kundërtank “Javelin”, një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes që përdoret nga vendet anëtare të NATO-s.......
Ajri i ndotur rrezikon banorët - Qyteti i Plavës në Malin e Zi “pushtohet” nga reja e dendur me dioksid squfuri
Një re e dendur ndotjeje ka mbuluar qytetin e Plavës në Mal të Zi, me agjencinë e mjedisit që lëshoi një paralajmërim për qytetarët për të qëndruar brenda......
Tregtia e jashtme e Kosovës, në rënie - Eksportet në nëntor 2025 mbulojnë importet me 15,7%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar së fundmi të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin nëntor 2025. Eksporti i mallrave arriti vlerën......





