Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2026, 10:20

Treni Durrës-Rrogozhinë, hapet tenderi për ndërtimin - Punimet përfshijnë rehabilimitin e 34 km linjë ekzistuese dhe 5 stacione

Nga Ola Mitre

Treni Durrës-Rrogozhinë, hapet tenderi për ndërtimin -

Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Procedura është publikuar në platformën zyrtare të Bashkimit Evropian për prokurimet publike, duke qenë se BE ka akorduar një grant prej 60.5 mln euro për këtë vepër infrastrukturore. Pjesa tjetër e financimit përfshin 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por kjo fazë tenderuese nuk përfshin elektrifikimin, ndaj vlera e vlerësuar për këtë fazë është 90 mln euro.

Referuar detajeve të tenderit, punimet do përfshijnë projektimin dhe rindërtimin e rreth 34 km të linjës ekzistuese, duke përfshirë rikonstruksionin e urave, ndërtimin e mbikalimeve e nënkalimeve për këmbësorët, modernizimin e kalimeve në nivel dhe rikonstruksionin e tunelit 380 m përgjatë segmentit.

Projekti parashikon vendosjen e sistemeve të teknologjisë së avancuar, si dhe nënsistemet e telekomunikimit që përputhen me standardet e Bashkimit Euvropian. Po ashtu, do të rikonstruktohen pesë stacione hekurudhore dhe do të ndërtohen ose rindërtohen rrugë paralele të aksesit, të shoqëruara me masa të posaçme për përshtatjen e infrastrukturës ndaj ndikimeve klimatike.

Sipas procedurës së publikuar, tenderi zhvillohet në formën e një procedure të hapur ndërkombëtare me dy zarfa, ndërsa afati i dorëzimit të ofertave është 10 qershori. Ndërkaq, vlerësohet se kohëzgjatja e punimeve do të jetë 48 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Linja e rehabilituar do të mundësojë udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.

Shqipëria 20 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesor?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri duke pësuar luhatje të vazhdueshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat