Trendi i udhëtimeve për festat e nëntorit, jo më Stambolli - Hila: Preferohen qytetet europiane, por edhe Shqipëria

Fundjava e gjatë e festave të nëntorit shtyn shumë qytetarë të largohen nga rutina duke udhëtuar. Deri pak vite më parë, destinacioni i preferuar ishte Stambolli, edhe për ofertën që qyteti turk ofronte. Ndërsa, tashmë ndonëse mbetet një zgjedhje e shpeshtë, trendi ka ndryshuar.
Operatori turistik, Aneo Hila thotë se ka një orientim drejt qyteteve të njohura europiane, por nuk mbetet pas edhe Shqipëria dhe vendet e rajonit, në varësi edhe të buxhetit.
“Vazhdojnë të mbeten udhëtimet me avion në qytetet kryesore të Evropës, ashtu siç ka qenë një vit më parë, Parisi, Roma, Venecia, Barcelona, Praga, Budapesti, Viena. Milano jep mundësinë e aksesit me trena drejt Zvicrës, me Bernina, destinacion i njohur dy vitet e fundit. Stambolli vijon të mbetet një destinacion I preferuar për shqiptarët. Turet me autobus janë një kategori turesh ekonomike, në Shqipëri, ose rajoni, por jo shumë larg. Në jug kemi Korçë, Voskopojë, Përmet, Gjirokastër, në veri kemi Thethin”, tha Hila.
Por, cilat janë destinacionet më të përballueshme?
"Qyetetet më të përballueshme me avion, me linja low coast janë Roma dhe Milano. Kanë fluturimet më të shpeshta dhe për rrjedhojë edhe çmimet të ulëta. Por janë edhe qytete shumë të bukura."
Hila iu bën thirrje institucioneve vendore, të promovojnë më shumë aktivitetet e tyre, disa muaj përpara, në mënyrë që fundjavat festive të kalohen në Shqipëri dhe të ardhurat të shkojnë në ekonominë vendase.
Interneti kryeson, telefoni fiks po mbetet histori - AKEP: 694 mijë abonentë broadband. Paketa internet dhe televizor fiton terren
Numri i shqiptarëve që përdorin internet nga rrjetet fikse po rritet me ritme të qëndrueshme. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, numri i abonentëve......
Sa e përdorin shqiptarët IA? Renditemi në vendin e 94-t ndër 200 shtete të botës
Një raport i ri i publikuar nga “AP Machine Learning”, që analizon aktivitetin teknik dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në rreth 200 vende të botës,......
Shqiptarët i besojnë Perëndimit, “injorojnë” Lindjen/ Opinion publik i prerë: Larg Rusisë dhe Kinës, mbështësim BE-në dhe NATO-n
Shqiptarët vazhdojnë të mbajnë qëndrime dukshëm pro-europiane. Sipas Anketës Vjetore 2025 për Shqipërinë, rreth 92% e qytetarëve të anketuar shprehin se......
POS-i, sfida e re për tregtinë shqiptare - Si është raporti ndërmjet bizneseve dhe pajisjeve elektronike për pagesat me kartë?
Shumë biznese, por pak terminale POS. Në një kohë kur bota po shkon drejt realizimit të më shumë pagesave me kartë dhe reduktimit të parasë cash, raporti......
Përmbytjet, fermerët do të kompensohen për dëmet - Salla: Do të nisim evidentimin. Askush nuk do të mbetet pa mbështetje
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa bashki të vendit dhe dëme të konsiderueshme ekonomike në......
Rriten volumet e energjisë në Bursën Shqiptare/ 9-mujori shënon dhe rritje të çmimeve, vlera e transaksioneve arriti në gati 159 mln euro
Mbi 1.36 mln mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë 9-mujorit të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet në......
“Drejt një flote më të pastër” - DPSHTRR: Rritje 30.9% e regjistrimeve plug-in hybrid
Tregu i automjeteve po orientohet drejt teknologjive më të pastra dhe efikase. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se......
Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale - Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon investitorët
Progres-rekomandimet e fundit të Këshillit të Investimeve kanë nxjerrë në pah se çështjet e sigurisë së pronës dhe Kadastres Digjitale mbeten ndër më......





