Tren elektrik Durrës-Rrogozhinë - Qeveria ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Investime, për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, pjesë e korridorit VIII. Granti prej 60.5 mln euro është pjesë e mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe shoqërohet me një kredi prej 30 mln euro nga BEI, që do të ndihmojnë në modernizimin e linjës hekurudhore prej 34 km.
Për realizimin e projektit do të akordohet edhe një kredi me vlerë 30 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si pjesë integrale e paketës së financimit prej 120.5 mln euro. Ndërkaq, pjesa tjetër prej 90 mln euro do financohet përmes një kredie nga Banka Evropiane të Investimeve dhe një granti të BE, të akorduar përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Projekti synon rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h. Investimi është pjesë e Korridorit VIII, një bosht strategjik pan-evropian që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke shërbyer si nyje për transportin e udhëtarëve, mallrave dhe potencialisht për qëllime të mobilitetit ushtarak.
Përtej përfitimeve ekonomike dhe strategjike, projekti pritet të ketë ndikim pozitiv në mjedis përmes zhvendosjes së trafikut nga rrugët në hekurudha, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen dhe emetimet e karbonit.

Shumë remitanca, por me Euron kundër tyre/ Në gjysmën e parë të vitit, emigrantët sollën në Atdhe rreth 531.2 milionë euro
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e dytë të vitit 2025, duke arritur në 281.1 milionë euro, sipas të......

Nis Asambleja e PS-së me Bashkinë e Tiranës/ Rama: Situata nuk mban më! Nuk bëjmë avokatin e askujt
Ashtu siç ishte njoftuar Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11......

Borxhi i jashtëm bie në 10.5 mld euro - BSH: 40.5% raporti i tij me Prodhimin e Brendshëm Bruto
Rreth 10.5 miliardë euro rezulton të jetë borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i borxhit të jashtëm është tkurrur me......

Miratohen kostot e reja të ndërtimit të banesave – MEKI: Përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, (MEKI) njofton se në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave pas gati një dekade, për herë të parë që prej......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dita e djeshme sipas......

Ellison “sfidon” Musk - Bëhet përkohësisht personi më i pasur në botë pas rritjes së Oracle me 43%
Larry Ellison, bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Oracle, u bë përkohësisht personi më i pasur në botë, pasi aksionet e kompanisë u rritën deri në......

200,000 protestues paralizojnë rrugët e Francës - Qytetarët përplasen me policinë, mbi 470 të arrestuar
Policia franceze arrestoi 473 persona gjatë protestës së madhe me moton “Bllokojmë Gjithçka”, që synonte të paralizonte transportin dhe jetën e përditshme në......

BEI i “jep hov” rrjetit të makinave elektrike në Greqi - Mbi 17 milionë euro për zgjerimin e stacioneve të karikimit
Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka vendosur të financojë 17.5 milionë euro për të ndihmuar kompaninë greke Joltie në zgjerimin e rrjetit të karikimit për......