Treguesit, më pak humbje energjie në rrjet - Tirana dhe Shkodra me humbjet më të larta, më mirë renditen Korça e Gjirokastra
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 u regjistruan në 17.93%, apo 1% më pak se një vit më parë kur energjia që humbte në rrjet përllogaritej në 18.93 %. Sipas të dhënave zyrtare, humbjet e vitit të shkuar rezultojnë me një diferencë prej 0,57 % më të ulta se targeti i vendosur nga qeveria për reduktimin e humbjeve, që për vitin 2024 ishte 18.5%.
Megjithatë, humbjet e enrgjisë në rrjet ndryshojnë sipas drejtorive rajonale të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, teksa të dhënat tregojnë se nga 11 Drejtoritë Rajonale, Tirana ka nivelin më të lartë me 22.6%, ndërsa pas saj vjen Shkodra me 17.7%. Në vend të tretë për nga niveli më i lartë i humbjeve renditet Durrësi, me 13%, ndërkohë që drejtoritë e tjera raportojnë nivel humbjesh nën 10%. Më mirë në renditje është Drejtoria Rajonale Korçë, me 4%, Gjirokastra me 4.4% dhe Fieri me 4.6%.
Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për 2 arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike e që përbëjnë dhe sasinë më të madhe të humbjeve. Arsyeja e dytë përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet.
Gjatë vitit që shkoi janë raportuar një sërë investimesh në rrjet, çka mund të kenë ndikuar në përmirësimin e humbjeve, por edhe aksionet për ndërprejen e lidhjeve të paligjshme nga OSHEE nuk munguan. Kontrollet u kryen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, teksa bazuar në analizat e riskut, fokusi ishte tek subjektet që paraqisnin mundësi abuzimi me energjinë elektrike.
Përmirësimi i treguesitë nivelit të humbjeve të energjisë në rrjet sjell përfitime financiare për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pasi ul shpenzimet për blerje energjie.
Sondazh

Cilat janë rreziqet nga korrigjimi i të ardhurave të bizneseve? - Eksperti: Instrument që mund të përdoret për pastrim parash
Të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc, do të kenë të drejtën që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vjet mbrapsht, duke korrigjuar zërat e ndryshme......

Vetëm 13.3% rimorën patentën pas humbjes së pikëve - DPSHTRR: Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë
Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore dhe rikthimin e përgjegjshmërisë te drejtuesit e mjeteve, janë rinisur sesionet ritestuese për qytetarët......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 86.7 lekë dhe është shitur me 88.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke u dobësuar disi sipas kursit të këmbimit......

“Rusia e Ukraina të nisin menjëherë bisedimet për armëpushim” - Trump nuk u bashkohet sanksioneve të reja të BE-së ndaj Moskës
Donald Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim pas një telefonate me Vladimir Putin. Ai nuk tregoi gatishmëri për......

Reklama e turizmit nga samitet dhe aktivitetet - Kasa: Pritet një rritje e fluksit me 15-20%, më shumë të ardhura se turistë
Viti që lamë pas rezultoi me 11.7 milionë shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë dhe me 4.5 miliardë euro të ardhura nga sektori i turizmit. Me muajin maj......

Franca siguron 37 mld euro investime të huaja - Presidenti Macron mirëpret mbi 200 drejtues biznesesh në Versajë
Franca ka siguruar 37 miliardë euro investime të huaja gjatë samitit të biznesit në Versajë. Projektet përfshijnë sektorë të ndryshëm, si teknologjia,......

Rritet euro në gjysmën e dytë të 2025? - Themeli: Pritet që kursi i këmbimit të mos jetë aq i fortë sa në 2024
Sipas parashikimeve, deri në fund të këtij viti, kursi i këmbimit nuk do të jetë aq i fortë sa në 2024, pra lëvizjet e kursit do të jenë më të buta, euro nuk......

Çmimet “kapërcejnë” kufirin europian në Prill/ Inflacioni arrin në 2.6%, me ndikim më të madh nga sektori i argëtimit
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Prill të vitit......