Shqipëria Postuar më 17 Prill 2025, 09:36

Tregu valutor ‘zgjohet në të kuqe’ – Dobësohen ndjeshëm monedhat e huaja kundrejt Lekut!

Nga Edel Strazimiri

Tregu valutor ‘zgjohet në të kuqe’ – Dobësohen

Dollari amerikan ka shënuar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 86.9 lekë dhe është shitur me 88.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu duket të ketë pësuar një zbritje të vlerës këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 98.8 lekë dhe është shitur me 99.6 lekë.

Franga zvicerane edhe ka regjistruar zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e mërkurë është blerë sot me 106 lekë dhe është shitur me 107.3 lekë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim duke humbur edhe ai pikë mëngjesin e kësaj të enjte teksa është blerë sot krahasuar me dje me 114.6 lekë dhe është shitur me 116 lekë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat