Shqipëria Postuar më 15 Prill 2025, 09:29

Tregu valutor i trazuar – Dollari vijon paqëndrueshmërinë. Forcohen Paundi e Franga!

Nga Edel Strazimiri

Tregu valutor i trazuar – Dollari vijon paqëndrueshmërinë.

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të jetë i paqëndrueshëm duke humbur sërish pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 87 lekë dhe është shitur me 88.3 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë sot me 99 lekë dhe është shitur me 99.9 lekë duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa provon ti afrohet sërish pragut të 100 lekëve.

Franga zvicerane ka regjistruar rritje edhe ditën e sotme duke u blerë me 105.9 lekë dhe duke u shitur me 107.4 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik ka rikuperuar pikë nga rënia që ka pësuar gjatë këtyre ditëve duke u blerë sot me 114.6 lekë dhe duke u shitur me 116 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat