Tregu “përqafon” obligacionet 20-vjeçare - Ankandi i fundit solli interes të lartë nga investitorët. Kërkesa tejkalon ofertën

Ministria e Financave ka zhvilluar ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare për këtë vit, duke shënuar një interes të lartë nga tregu për instrumentin më afatgjatë të borxhit publik shqiptar. Shuma e shpallur për ankand ishte 1.5 miliardë lekë, ndërsa kërkesa totale e investitorëve arriti në 2.91 miliardë lekë.
Raporti i mbulimit u ngjit në 1.94 herë, një tregues i qartë i besimit dhe interesit të fortë të tregut për këto instrumente. Në ankand morën pjesë të gjitha kategoritë e investitorëve: sistemi bankar, individët, fondet e pensionit dhe fondet e investimit, duke pasqyruar një bazë të gjerë kërkese.
Norma e interesit për obligacionet 20-vjeçare në këtë ankand u fiksua në nivelin 6.72%. Ky instrument u emetua për herë të parë në janar të vitit 2025 dhe që prej atëherë është konsoliduar gradualisht në tregun e brendshëm të titujve qeveritarë.
Gjatë vitit 2025, Ministria e Financave ndërmori disa hapa për testimin dhe zgjerimin e këtij instrumenti. Për herë të parë, në fund të janarit të vitit të kaluar u zhvillua ankandi i “Testim Tregu – Obligacione 20-vjeçare (emetim i ri)”, i ndjekur në mars nga një testim tregu për rihapjen e tyre. Më pas, në qershor u realizua emetimi i parë zyrtar i obligacioneve 20-vjeçare, ndërsa në shtator u zhvillua rihapja e tyre. Rihapje të tjera janë parashikuar edhe gjatë vitit 2026, duke e bërë këtë instrument një pjesë të qëndrueshme të strategjisë së menaxhimit të borxhit.
Sipas Ministrisë së Financave, obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit të emetuara deri më tani nga qeveria shqiptare. Ato ofrojnë një alternativë të përshtatshme veçanërisht për investitorët institucionalë, si fondet private të pensionit dhe fondet e investimit, të cilat kanë horizonte afatgjata investimi dhe kërkojnë stabilitet në kthime.
Interesi i lartë i shfaqur në ankandin e parë për këtë vit sinjalizon jo vetëm besimin e tregut në këto instrumente, por edhe një tendencë drejt maturimit të tregut financiar vendas dhe zgjerimit të spektrit të produkteve të borxhit publik.
Shqiptarët në timon, çfarë preferojnë? Nga marka e parapëlqyer, kambio, lënda djegëse e deri tek vendi i origjinës
“Scan Intel” ka përpunuar me imtësi të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) sa i përket mjeteteve të reja të......
Mbi 140 mijë të punësuar, detyrim për DIVA-n/ Kush duhet të deklarojë? Afati, data 31 Mars
Afro 140 mijë të punësuar me të ardhura mujore bruto mbi 100 mijë lekë apo të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, do të kenë detyrim për plotësimin ......
Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit/ HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës, me shkarkime të larta
Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa qarqe të vendit. Problematika ka pasur me daljen nga shtrati të lumenjve,......
Paraja fizike dominon ekonominë shqiptare - BSH: 467 miliardë lekë cash jashtë bankave. Zgjerohet me 15% brenda një viti
Rreth 467 miliardë lekë qarkullojnë çdo ditë në duart e shqiptarëve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, paraja jashtë bankave u rrit me thuajse 1% në......
Çfarë kërkojnë investitorët në 2026? - Fokus te inteligjenca artificiale, teknologjia dhe transparenca
Start Up Albania ka bërë një publikim në rrjetet sociale, ku evidenton kriteret kryesore që investitorët po kërkojnë në vitin 2026, në një kohë kur tregu po......
Shqipëria, drejt bujqësisë moderne - Hapet rruga ligjore për akuaponinë, aeroponinë dhe hidroponinë
Sektori bujqësor në Shqipëri po hyn në një fazë të re transformimi, si pasojë e nevojës për rritjen e produktivitetit, eficiencës dhe përafrimit me modelet......
Mbi 108 mijë shqiptarë aktivë në tregun e punës në SHBA / Megjithatë, 41.3% e familjeve emigrante përfitojnë nga ndihma sociale e shtetit
Të dhënat e publikuara nga Anketa e Komunitetit Amerikan ofrojnë një panoramë më të thelluar mbi mënyrën se si shqiptarët në Shtetet e Bashkuara janë të......
Vështirësi në qarkullim nga reshjet - ARRSH: Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë problematika në......


