Tregu i sigurimeve fitim rekord, mbi 3.5 mld lekë/ TPL produkti me rritje mbi 13%. Si ndikoi Bonus-Malus?
Tregu i sigurimeve në Shqipëri shënoi rezultat rekord prej 3,54 miliardë lekësh (rreth 36,6 milionë euro) në vitin 2025, duke u rritur me 55,8% krahasuar me vitin 2024. Sipas të dhënat e publikuara nga AMF, ky zgjerim u mbështet kryesisht nga sigurimi i Jo-Jetës dhe ai i Jetës.
Në segmentin më të vogël të tregut, atë të sigurimeve të Jetës, fitimi për vitin e kaluar arriti në 402 milionë lekë, 51.7% më shumë krahasuar me vitin 2024.
Kjo rritje e fitimit u reflektua edhe në shtimin e ndjeshme të treguesve të rentabilitetit të tregut. Kthimi nga kapitali u rrit në 16.02%, nga 11.2% që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa kthimi nga aktivet, u rrit në 5.62%, nga 3.98% që kishte qenë një vit më parë. Sipas AMF-së, rritja e fitimit të tregut është ndikuar kryesisht nga rritja e primeve të shkruara bruto, me 10.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Sakaq, primi i fituar neto, arriti në 21.25 miliardë lekë, në rritje vjetore me 7%.
Tregu i sigurimit të Jo-Jetës edhe për vitin 2025 u dominua nga sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Primet e shkruara bruto në këtë segment, arritën në 16.9 miliardë lekë ose sa 68.6% e totalit të tregut.
Sigurimi i brendshëm motorik TPL ngelet produkti më i madh i tregut, me 58% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës. Primet e sigurimit të brendshëm TPL u rritën me 13.3% krahasuar me një vit më parë. Kujtojmë se vitin e kaluar, hyri në fuqi sistemi i ri i llogaritjes së primeve mbi bazë rreziku, duke ndikuar pjesërisht në rritjen e primeve të shkruara bruto nga ky produkt. Ndërkohë, produktet e sigurimit vullnetar në përgjithësi shfaqën një rritje më të ngadaltë edhe vitin e kaluar.
Pogradec, të çohesh në orën 5:00 të zësh çadër/ Destinacioni liqenor i preferuari i kësaj vere, bum pushuesish
“Nuk gjen vende fare, duhet të ccohesh që në orën pesë". Kështu thotë një pushues që ka zgjedhur Pogradecin si destinacion këtë sezon veror. Edhe këtë vit......
Shqipëria përmirëson përfshirjen financiare/ OECD: Zhvillimi i mikrofinancës dhe kuadri i ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e saj
Mikrofinanca shqiptare po zhvillohet gjithnjë e më tepër, ndërsa ky konsolidim dhe hartimi i një kuadri të ri strategjik kanë ndikuar në rritjen e mëtejshme......
SEPA “ndryshon” Shqipërinë, pritet 70 milionë euro përfitim/ Themeli: Shkon mbi 2% e GDP, vlerësimi i BSH deri në fund të vitit 2026
Brenda vitit 2026, synohet që përfitimi ekonomik nga kostot e transaksioneve me SEPA, të jetë rreth 70 mln euro. Drejtori i Departamentit të Politikës......
“Fluturojnë” pemët dhe perimet/ Arrijnë rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë
Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka......
Deficiti tregtar i Kosovës rritet 16% në Qershor/ Eksportet 102 milionë euro, mbulohet vetëm 15% e importeve
Deficiti tregtar i Kosovës, është rritur për 16.1 për qind në muajin Qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke arritur në 578.3......
Punimet në Bypass-in e Sarandës po ecin me ritme të shpejta/ Investimi 34 milionë euro, synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve
Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës vijojnë me ritme intensive, ndërsa projekti po merr formë dita-ditës. Me një gjatësi prej rreth 5 kilometrash,......
KPP, dominojnë ankesat për vendorët/ Institucionet lokale kryesojnë me procedurat e kontestuara
Mbi 142 milionë lekë janë kursyer në buxhetin e shtetit gjatë muajit qershor, si rezultat i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat e......
Grant mbi 17 mln euro për zgjerimin e ngrohjes qendrore/ Kosova, dritë jeshile marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit me Bankës Evropiane për Investime, për Projektin e Zgjerimit të Sistemit......

