Shqipëria Postuar më 22 Janar 2025, 10:37

Tregu i punës, gjithëpërfshirës - AKPA: 525 persona me aftësi të kufizuar, të punësuar

Nga Ernilda Luzi

Tregu i punës, gjithëpërfshirës - AKPA: 525 persona me

Aftësia e kufizuar nuk është pengesë për t’u integruar në tregun e punës. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se përgjatë vitit 2024 janë aftësuar dhe punësuar 525 persona me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin.

Gjithashtu, duke ofruar aftësim profesional për këta individë me nevoja specike, përmbushet objektivi i barazisë dhe i gjithëpërfshirjes në punë. Përfshirja e tyre në programet e punësimit u krijon atyre një mënyrë jetese të pavarur, por mbi të gjitha një integrim të plotë në jetën sociale dhe shoqërore.

Ndërkohë, politikat sociale të qeverisë synojnë të fokusohen në mbështetje financiare për individët me aftësi të kufizuara, shërbime të integruara sociale dhe rehabilituese, programe aftësimi dhe formimi profesional për punësim.

Objektivi i qeverisë mbetet i përkushtuar për të fuqizuar çdo person dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, ku secili të ketë mundësinë të zhvillojë potencialin e tij

Çdo individ mund të vizitojë portalin e punësimit për t’u njohur me vendet e lira të punës dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo më të përshtatshme përmes portalit puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës.

Edhe punëdhënësit mund të futen në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës, si dhe të lidhen me punëkërkuesit.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë duke humbur pikë nga dje sipas kursit të këmbimit lokal. Euro blihet sot me 98......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat