Tregu i pronave, BSH publikon vrojtimin për 2024 - “Vlerësime më optimiste për situatën aktuale dhe pritshmëritë për të ardhmen”
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të tregojë zhvillime pozitive, duke reflektuar ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi ekonominë dhe sistemin financiar të vendit. Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi analizën e re të tregut për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.
Sipas të dhënave raportohen vlerësime më optimiste për situatën aktuale në treg, si dhe për pritshmëritë në vijim. Numri i subjekteve që kanë realizuar shitje është rritur lehtë, ndërkohë që rreth 50% e pronave të shitura janë blerë përmes kredisë bankare, me shumicën që mbulojnë deri në 60% të vlerës së pronës.
Ndërkohë, interesi i blerësve jorezidentë mbetet i lartë, veçanërisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkaq, një tjetër tregues i rëndësishëm është reduktimi i kohës mesatare të shitjes, sidomos në qarkun e Tiranës, duke sinjalizuar një treg më dinamik dhe likuid.
Ndërkohë pritet një rritje e numrit të pronave në shitje, sidomos në Tiranë dhe në zonat bregdetare.
Ky publikim është rezultat i një pune disavjeçare të Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me INSTAT. Të dhënat përfshijnë informacione cilësore dhe sasiore nga 230 kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare, dhe shërbejnë si bazë për hartimin e Indeksit të Çmimit të Banesave.
Banka thekson se kjo analizë, edhe pse e rëndësishme, nuk lejon ende nxjerrjen e konkluzioneve për normalitetin apo devijimin e çmimeve, për shkak të kufizimeve metodologjike dhe të dhënave ende të paplota. Megjithatë, është një hap domethënës drejt krijimit të një sistemi të përhershëm statistikash për tregun e pasurive të paluajtshme, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Shqipëria në Forumin e Katërt Ligjor BE–Partneriteti Lindor - Kryeadministratorja e AAPSK: Thellojmë bashkëpunimin
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt......

“Të vendoset kursi i këmbimit industrial” - Shoqata ProEksport: Të njihet dëmi ekonomik nga rënia e euros
Bizneset eksportuese kanë qenë ato që kanë pasur më tepër humbje nga luhatjet e kursit të këmbimit në vitet e fundit, pasi ato kanë kontrata që janë......

BE, plotësisht e angazhuar për marrëveshje me SHBA” - Komisioneri Sefcovic: Në fokus janë çeliku, çipat dhe avionët
Komisioni Europian po diskuton me Shtetet e Bashkuara bashkëpunimin e mundshëm në sektorë të tillë si hapësira ajrore, çeliku, gjysmëpërçuesit dhe mineralet......

Qeveria miraton zhvillimin e ish-Metalurgjikut në Elbasan - Transformim i zonës industriale për të realizuar projekte investimi
Jo më larg se 2 muaj më parë, u prezantua plani i ri i zhvillimit për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë,......

Si duhet të investojë Shqipëria në inteligjencë artificiale? - Bregu: Të ngrihen më shumë qendra rajonale inovacioni për të rinjtë
Dilema etike, shqetësimet për privatësinë e të dhënave dhe zëvendësimi i vendeve të punës janë disa nga rreziqet e zbatimit të inteligjencës artificiale.......

“Integrimi në BE, së shpejti hapim kapitullin 27” - Mjedisi, Jaupaj: Më i vështiri për shkak të vlerës financiare që duhet të investohet
Pas hapjes së disa kapitujve me Bashkimin Evropian, i radhës parashikohet të jetë Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Gjithçka u bë me dije nga......

Revolucion në fushën e ndërtimit? - Tulla e re mund të menaxhojë mbetjet e industrisë
Një tullë e bërë tërësisht nga rrënoja të ricikluara mund të ndihmojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha mjedisore të industrisë së ndërtimit: si të......

Shqipëria përgatitet të presë “kriptogjigandët” - Dokuzi: Tregues i qartë që vendi është gati për adaptimin e kriptove
Përfaqësues nga platformat më të njohura të kriptomonedhave, si Binance, Bitget, si dhe një nga pionierët që adoptoi kriptomonedhën më të madhe në botë......