Tregu i lirë, çmimet e energjisë për 2025-ën - FTL miraton tarifat për tensionin 10 kV, kontrata 1-vjeçare për bizneset
Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE group ka miratuar tarifat që do të aplikojë për klientët në tension 10kV, që kanë dalë në tregun e liberalizuar të energjisë nga data 1 janar 2025.
Teksa ka ftuar këtë kategori biznesesh të lidhin kontratat e furnizimit me këtë shoqëri, bëhet me dije se çmimi që do të aplikohet është 18.34 lekë/kWh, pa TVSH për të gjithë vitin 2025.
Në total janë 2600 klientë në 10kV që duhet të lidhin kontratën e furnizimit me njërin nga operatorët e licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë për furnizimin me energji elektrike, mes të cilëve është edhe shoqëria publike FTL.
Ndërkohë që, pak kohë më parë edhe ERE iu bëri apel bizneseve që kanë plotësuar kriteret për të dalë në tregun e liberalizuar të energjisë, të gjejnë dhe kontraktojnë furnizuesin e tyre të energjisë, sipas listës së subjekteve të licencuar që gjendet në faqen online të këtij dikasteri.
Ndërkaq, ERE solli në vëmendje se për një periudhë 60-ditore kjo kategori biznesesh mund të furnizohet nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit me një çmim të rregulluar, duke siguruar që energjia të mos u ndërpritet. Kjo do të thotë se procesi i përzgjedhjes së furnizuesit duhet të përmbyllet deri në muajin shkurt 2025.
Dalja në tregun e lirë për 2600 biznese pasoi atë të vitit të kaluar me liberalizimin e rreth 2100 bizneseve të lidhur në tensionin 20 kV, ndërsa më herët u shkëputën edhe bizneset e lidhur në tensionin 35 kV.
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht pasi ka humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96.1 lekë sipas......

Puna.gov.al, mbi 5000 vende të lira - Mundësi të reja për trajnim e integrim të të rinjve
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ofron 5352 oferta punësimi për të gjithë punëkërkuesit e papunë, për të marrë një profesion të ri apo për të......

Spanja, rekord prej 94 mln vizitorësh vitin e kaluar - Qeveria parashikon rritje të numrit të turistëve në 2025
Spanja pret që edhe më shumë turistë të dynden në vend në vitin 2025, pasi vlerësohet se 94 milionë të huaj vizituan vitin e kaluar, 10% më shumë se në vitin......

Vera dhe vreshtaria, qeveria miraton ngritjen e një komisioni të posaçëm
Vera dhe vreshtaria tashmë do të kenë një komision të posaçëm. Vendimi është marrë këtë të enjte në mbledhjen e qeverisë, me propozimin e ministrit të......

Sa vlen platforma e mediave sociale TikTok dhe kush mund ta blejë atë?!
Disa palë kanë shprehur interes për blerjen e platformës, por ByteDance ka thënë vazhdimisht se nuk planifikon ta shesë. Ekspertët kanë vënë në dukje......

Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, në rezidencë artistësh-Rama: Mungonte, një mundësi për artistët e rinj, shqiptarë e të huaj
Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, është kthyer në një ambient të hapur ku do i dedikohet kulturës që nga kjo e enjte. Tashmë si një rezidencë artistësh, do......

Komisioneri Dervishi takon Ambasadorin Gonzato, ligji për mbrojtjen e të dhënave përparim i rëndësishëm drejt BE-së
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Bashkimit Evropian......

Lidhni rripin e sigurimit: Zbulohen rrugët ajrore me më shumë turbulenca në Europë!
Tetë nga dhjetë rrugët më të trazuara fillojnë ose përfundojnë në të njëjtin vend. Duket se kemi dëgjuar më shumë për turbulencat në 2024 se kurrë më parë.......