Tregu i energjisë, më shumë rol për konsumatorët - Raporti: Nevojitet avancim me komunitetet e energjisë dhe fleksibilitetin

Fuqizimi i konsumatorëve dhe krijimi i mekanizmave që u mundësojnë atyre të marrin një rol aktiv në tregun e energjisë mbeten ndër sfidat për vendet e Komunitetit të Energjisë, përfshirë Shqipërinë. Komunitetet energjetike, kontratat me çmime dinamike apo përgjigjja ndaj kërkesës janë disa prej instrumenteve që synojnë ta shndërrojnë konsumatorin nga një marrës pasiv i energjisë në një pjesëmarrës aktiv në treg.
Raporti Vjetor 2025 i Bordit Rregullator të Komunitetit të Energjisë, ECRB, evidenton se kuadri për fuqizimin e konsumatorëve nuk është ende i plotë në të gjitha palët kontraktuese. Dispozitat që lidhen me kontratat e agregimit, kontratat me çmime dinamike, komunitetet energjetike dhe përgjigjen ndaj kërkesës përmes agregimit janë përfshirë në legjislacionin e ri të miratuar gjatë viteve 2024 dhe 2025 në Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, si dhe pjesërisht në Ukrainë.
Shqipëria nuk përfshihet në këtë grup vendesh, ndërkohë që aktualisht është në proces të hartimit dhe plotësimit të legjislacionit që do të mundësojë funksionimin e këtyre mekanizmave.
Sipas ECRB-së, këto mekanizma janë thelbësorë për t’u mundësuar konsumatorëve fundorë pjesëmarrje aktive në tregun e energjisë. Bordi kërkon adresimin e boshllëqeve legjislative, ndërsa vëren se në nivel të Komunitetit të Energjisë ka ende mangësi edhe në instrumente të tjera, si mjetet për krahasimin e çmimeve, funksionalitetet e matësve inteligjentë, ndarja e energjisë dhe agregimi.
Mbi 1,700 biznese mbrojnë markën tregtare - Rritet ndërgjegjësimi, më shumë aplikime edhe për ripërtëritje
Mbi 1,700 biznese janë pajisur me certifikatë të regjistrimit për markën tregtare, me qëllim që të mos lejojnë imitime dhe abuzime në kurriz të investimit që......
Shpërblim për uljen e konsumit të energjisë - Autoriteti Rregullator rumun: Mekanizmi i ri sjell një burim shtesë në tregun
Autoriteti Rregullator Rumun i Energjisë (ANRE) tha se ka miratuar një mekanizëm tregu për të paguar konsumatorët e kualifikuar për uljen e përkohshme dhe......
Çmimet e gazit në Evropë janë dyfishuar - Parashikohet se më e keqja ende nuk ka ardhur
Evropa është në mes të një vale tjetër të nxehti veror. Kjo është pjesërisht arsyeja pse dimri që po vjen po duket të jetë i kushtueshëm. Temperaturat rekord......
Lagarde paralajmëron BE - “Kapërceni fragmentimin e tregut, ose humbisni trenin e inteligjencës artificiale”
“Europa e humbi revolucionin e parë digjital dhe nuk mund të përballojë ta humbasë përsëri me inteligjencën artificiale, pasi ajo ka potencialin e plotë për......
I nxehti po ndryshon mënyrën e jetesës - Qyteti i Floridias në Siçili regjistroi 48.8 gradë Celsius në vitin 2021
Pesë vjet më parë, stacioni meteorologjik pranë qytetit siçilian të Floridias regjistroi 48.8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht......
Mbyllja më e fortë e bizneseve në gati 20 vjet - Sipërmarrjet gjermane përballen me vështirësi
187.744 sipërmarrje në Gjermani ndërprenë gjatë vitit të kaluar aktivitetin e tyre, duke shënuar numrin më të lartë të mbylljeve në pothuajse 20 vjet.......
Prodhimi i naftës nga Albpetrol: 4-mujori/ Kompania shtetërore nxori rreth 21 mijë ton, Gorisht-Kocul kryeson
Rreth 21 mijë ton naftë u prodhua nga kompania shtetërore Albpetrol gjatë 4 muajve të parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara nga vetë kompania tregojnë......
Kontrolli i syve përpara nisjes së shkollës - Topi: Depistimi duhet të kryhet në moshë të hershme
Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, kontrollet shëndetësore të fëmijëve marrin një rëndësi të veçantë. Mes tyre është edhe vizita te okulisti,......

