“Tregu është i lirë dhe konkurrues” - AK përfundon hetimin: U rritën kostot e prodhimit të nënprodukteve të qumështit
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi përmbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj katër ndërmarrjeve – Erzeni, Gjirofarma, Lufra, dhe SHAKA Boboshticë në tregun e prodhimit dhe tregtimit të djathit dhe gjalpit.
Sipas Autoritetit, nuk janë gjetur prova për marrëveshje të bashkërenduar ose sjellje anti-konkurruese midis ndërmarrjeve. Ndërsa analizohej struktura e tregut, rezultoi se konkurrenca ishte e pranishme dhe se hyrja e ndërmarrjeve të reja ishte e mundur.
Po ashtu, çmimet e blerjes dhe ato të shitjes mes kompanive ishin të ndryshme, duke sugjeruar se nuk kishte koordinim për rritjen e çmimit të produkteve.
Një gjë interesante që u vu re nga hetimi ishte se rënia e sasisë së grumbulluar të qumështit të lopës, rriti kostot e prodhimit të nënprodukteve të qumështit.
Një shqetësim i evidentuar ishte informaliteti i lartë në industrinë e qumështit, ku më shumë se 80% e tregut është i pasigurt dhe i paregistruar.
Për më tepër, analiza e çmimeve mesatarë të qumështit dhe produkteve të tij tregoi variacione që nuk ishin të koordinuara mes ndërmarrjeve nën hetim.
Megjithatë, Komisioni i Konkurrencës konkludoi se nuk kishte prova të shkeljeve të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.
Në përmbyllje, ai rekomandoi disa masa për përmirësimin e konkurrencës, duke përfshirë përforcimin e kontrolleve mbi cilësinë e qumështit dhe nismat për luftimin e informalitetit dhe rregullimin e akteve nënligjore që mbështesin këtë sektor.
Sondazh
Prindërit britanikë, 29 mld paund për t’u blerë shtëpi fëmijëve - Më shumë se dyfishi i nivelit të një dekade më parë
Banka e ashtuquajtur ‘banka e mamasë dhe babait’ po bëhet një burim në rritje financimi për të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar që kërkojnë të ngjiten në......
Sa pagesa u realizuan përmes terminaleve POS? - Shtohet me 8% numri i pikave, por bizneset vazhdojnë të mos e përdorin
Numri i terminaleve POS në Shqipëri po rritet me një ritëm më të ngadaltë në muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në periudhën......
Sistem i integruar për shërbimet sociale - 226 milionë lekë për shërbime më efikase për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka shpallur hapjen e tenderit, për përmirësimin dhe integrimin e sistemeve të menaxhimit të......
Jo më naftë ruse! - Çekia, në rrugën e duhur për t'i dhënë fund furnizimeve nga korriku 2025
Republika Çeke pret të përfundojë konsumin e naftës ruse në korrik të vitit të ardhshëm pasi një përmirësim në një tubacion transalpin i lejon asaj të rrisë......
Bypass Sarandë, shpallet fituesi për projektimin - Segmenti rreth 3.5 km, duhet të lidhë Qafë Gjashtën me rrugën nacionale
Me një ofertë prej 29 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë studimin dhe projektimin e bypassit të......
Java nis në të kuqe – Dobësohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë nga java shkuar teksa është blerë sot me 93.4 lekë dhe është shitur me 94.5 lekë sipas......
Shqipëria 2030, Rama josh emigrantët e Anglisë me ‘Paketën e Maleve’: Ju them me plot gojën investoni!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e të dielës një takim me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe. Salla “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic......
Humbësit më të mëdhenj të “Trumponomics” - Europa, Kina dhe Meksika do të goditen më shumë nga tarifat e Trump
(The Economist) Në kabinetet e qeverive, në diskutimet e bordeve apo në misionet diplomatike, ka qenë një temë diskutimesh që ka mbizotëruar mbi të tjerat.......