Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Volumet në ALPEX arritën në 1.95 mln mWh. Vlera e transaksioneve, 270 mln euro

Volumet e energjisë të tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rritje gjatë vitit 2025, në raport me një vit më parë.
Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN përgjatë vitit që sapo lamë pas përmes këtij instrumenti u tregtua rreth 1.95 mln mWh energji, nga 1.25 mln mWh që u tregtua përgjatë 2024-ës. 51% e kësaj sasie i përket zonës ofertuese të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Kosovës, duke treguar volume thuajse të barabartë energjie për 2 vendet.
Sa i takon çmimit mesatar, me të cilin është tregtuar energjia, ai varion nga 90.74 euro/mWh që është çmimi më i ulët e që u shënua në muajin prill, deri në 162.75 euro/mWh, që është më i larti e që u shënua në muajin shkurt. Çmimi mesatar për periudhën 12 -mujore përllogaritet në rreth 117 euro/mWh.
Ndërkaq, ALPEX ka raportuar edhe shifrat e Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, që nisën të zhvillohen në dhjetor 2024. Kështu, për periudhën janar – dhjetor një volum total prej gati 24000 mWh i energjisë elektrike u tregtua në këtë treg të ALPEX-it, me një çmim klerues mesatar prej 150 euro/mWh.
Referuar këtyre të dhënave rezulton se vlera e transakasione arrin në rreth 270 mln euro, 226.5 mln prej të cilave për tregun e ditës në avancë.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX nisi operimet në datën 11 prill 2023, teksa funksionimi i saj paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji. Sfidë gjithsesi mbetet rritja e volumeve të tregtuar përmes këtij instrumenti.
A mjafton akciza e re për frenimin e duhanpirjes? - Imami: Rritja nuk bazohet në inflacion, duhen ashpërsuar masat
Rritja e akcizës ka shtrenjtuar sërish çmimin e paketave të duhanit këtë fillim vit. Megjithatë, pavarësisht se çmimi rritet, konsumi nuk frenohet. Sipas......
Cilat do të jenë efektet e hartës së re të vreshtave? - Ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE
Shqipëria do të ketë një hartë të re vreshtarie për kultivimin e rrushit për verë. Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik synon të fuqizojë......
Bizneset që synojnë BE-në janë të paqartë - Zekja: Sfidë financiare për sipërmarrjet shqiptare
Integrimi europian mbetet sfida kryesore për Shqipërinë në katërvjeçarin e ardhshëm, por njëkohësisht edhe një proces që kërkon përgatitje të thelluar,......
Kryeministri Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë 2026
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW), që ka......
“Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në Shqipëri - Blerjet online çojnë në rekord dërgesash nga jashtë vendit. Rreth 102% më tepër se në 2024
Përgjatë harkut kohor të një viti, në Shqipëri kanë ardhur më shumë objekte me postë nga jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i......
Autostrada Elbasan-Lekaj/ Gati hapja e 4 tenderëve për ndërtimin e 21 km të mbetur
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e tenderëve për ndërtimin e segmentit nga Pajova e Peqinit, në Rrogozhinë, pjesë e korridorit 8. TV SCAN ka......
Shqipëria, mes destinacioneve kryesore turistike/ Parashikimi i Oxford Economics: Vendi ynë, me më të “mëdhenjtë” e kontinentit
Oxford Economics parashikon një rritje të ndjeshme të turizmit global për vitin 2026, me SHBA-në, Spanjën, Italinë, Turqinë, Greqinë, Francën, Kinën,......
Fshihen 1 miliardë euro detyrime të bizneseve - Presidenti dekreton 7 ligje të paketës. Gati zbatimi i paqes fiskale
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar 7 ligje të paktës fiskale, për t’i hapur më tej rrugë botimit në Fletoren Zyrtare dhe më tej hyrjes në......


