Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Volumet në ALPEX arritën në 1.25 mln mWh. Çmimi mesatar, 112 euro/mWh
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë nga shkurti i vitit 2024 rriti volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX.
Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN gjatë vitit që shkoi në total përmes këtij instrumenti u tregtua rreth 1.25 mln mWh energji.
Gati 55% e kësaj sasie i përket zonës ofertuese të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Kosovës, duke treguar volume thuajse të barabartë energjie për 2 vendet.
Kjo, pasi bashkimi i tregjeve u shënua në muajin shkurt, çka do të thotë se të dhënat për Kosovën përfshijnë vetëm periudhën shkurt – dhjetor. Paralelisht, edhe numri i kompanive të listuara nga shteti fqinj është shumë më i ulët se ai i kompanive nga Shqipëria.
Sa i takon çmimit mesatar, me të cilin është tregtuar energjia, ai varion nga 61,04 euro/mWh që është çmimi më i ulët e që u shënua në muajin prill, deri në 180 euro/mWh, që është më i larti e që u shënua në muajin nëntor. Çmimi mesatar për periudhën 12 -mujore përllogaritet në rreth 112 euro/mWh.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX nisi operimet në datën 11 prill 2023, teksa funksionimi i saj paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji.
Sfidë gjithsesi mbetet rritja e volumeve të tregtuar përmes këtij instrumenti.
Sondazh

Sa kushtojnë rrjetat antibreshër? - Deri në 3500 euro/dynymi. Kostot aktuale për serat bujqësore
Thuajse çdo vit, për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, reshjeve të dendura të shiut, breshërit apo dëborës, tonelata me prodhime të fermerëve......

Gentian Sala në krye të AKEP? - Këshilli i Ministrave dërgon propozimin për miratim në Kuvend
Së shpejti Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) do të ketë drejtues të ri. Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit kandidaturën e Gentian Sala,......

Eksportet bujqësore, 21% rritje në 2024 - Prodhimet shqiptare fitojnë terren në tregjet e huaja
Rritja e eksporteve të produkteve “Made in Albania” përgjatë vitit 2024, tregon një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në......

Pasuria e miliarderëve u rrit me 2 tln USD në 2024 - Shkalla e rritjes ishte 3 herë më e shpejtë se një vit më parë
Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë në 2024, tre herë më shpejt se një vit më parë, duke arritur në 5.7 miliardë dollarë në ditë,......

Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane - Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë
Kryeministri vendit Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti. Ai është shprehur se tashmë,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota pozitive duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë. Euro blihet sot me 98 lekë dhe shitet me......

WEF paralajmëron: Kostot ekonomike të fragmentimit global mund të jenë më të mëdha se pandemia Covid-19!
Kostot ekonomike të fragmentimit global mund të jenë potencialisht më shumë se pandemia Covid-19, si dhe kriza globale financiare (GFC) e 2008-ës, sipas......

Sa shpenzuan “fqinjët” në Shqipëri gjatë sezonit turistik? Maqedonia e Veriut më “dorëlëshuar”, Serbia renditet në fund të listës
Industria e turizmit në Shqipëri ka përjetuar ditët më të mira përgjatë vitit 2024, duke kontribuar ndjeshëm në ekonomi. Pritshmëritë janë që ky sektor të......