Shqipëria Postuar më 23 Janar 2026, 10:55

Tregtimi i energjisë Shqipëri - Kosovë/ ALPEX, 287.3 mln lekë për ngritjen e platformës: Forcon transparencën dhe konkurrencën

Nga Ola Mitre

Tregtimi i energjisë Shqipëri - Kosovë/ ALPEX, 287.3 mln

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ALPEX ka shpallur kompaninë fituese të që do të ngrejë Platformën e Tregtimit Elektronik për Shqipërinë dhe Kosovën, një ndër investimet më të rëndësishme digjitale në sektorin energjetik për të dy vendet.

Sistemi i ri elektronik, që do të shërbejë si qendra teknike e tregtisë së energjisë elektrike në zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës, synon të ofrojë menaxhim të automatizuar, shpejtësi të lartë ekzekutimi, transparencë dhe siguri maksimale për operacionet tregtare.

Platforma është projektuar që të përmbushë standardet më të larta teknologjike dhe rregullatore për tregjet e energjisë dhe do të mbështesë funksionimin e tregut të ditës në avancë, si dhe tregut brenda së njëjtës ditë, duke përfshirë edhe modalitetin e bashkimit të tregjeve (market coupling).

Në dokumentet e tenderit, të cilat përshkruajnë me detaje kërkesat teknike dhe funksionale, është theksuar se sistemi duhet të jetë i besueshëm, i sigurt, i lehtë për përdoruesit dhe me kapacitete për rritje në të ardhmen.

Fitues është shpallur bashkimi i tre operatorëve grekë, që janë ATHEX SA, Enex Clearing House Single Member S.A dhe Hellenic Energy Exchange S.A, me një ofertë prej rreth 287.3 mln lekë. Operatori tjetër pjesëmarrës në garë është skualifkuar, pasi nuk përmbushte kriteret e tenderit.

ALPEX thekson se platforma e re do të forcojë transparencën, konkurrencën dhe efikasitetin në tregun e energjisë elektrike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat