Tregtia, sektori i “preferuar” i bankave për financim/ BSH: Lista mbetet e njëjta, por bizneset e nisin vitin me më pak kredi

Bizneset shqiptare e kanë nisur vitin 2026 me më pak kredi krahasuar me fundin e vitit të kaluar, por me të njëjtën hartë sektorësh dominues. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në janar 2026 bankat kanë dhënë rreth 19.5 miliardë lekë kredi të reja për korporatat jofinanciare private.
Krahasuar me dhjetorin 2025, kur financimi arriti në mbi 46 miliardë lekë, kemi një rënie të ndjeshme. Kjo mund të lidhet me efektin sezonal të fundvitit, periudhë kur bizneset marrin më shumë kredi për të mbyllur investime, për të rritur stokun apo për të përballuar shpenzimet e fundvitit.
Sektori që ka përfituar më shumë financim në janar është tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve. Vetëm ky sektor ka marrë rreth 9.3 miliardë lekë, gati gjysmën e totalit të kredisë mujore. Edhe në fund të vitit të kaluar, tregtia ishte në krye të listës, duke konfirmuar se konsumi dhe qarkullimi i mallrave mbeten shtylla kryesore e ekonomisë.
Në vend të dytë renditet ndërtimi, me mbi 3.2 miliardë lekë kredi të reja. Kjo tregon se investimet në projekte ndërtimi dhe pasuri të paluajtshme vijojnë të mbështeten nga bankat. Më pas vijnë industria përpunuese dhe sektori i akomodimit e shërbimit ushqimor, që lidhet drejtpërdrejt me turizmin dhe shërbimet.
Sektorët me më pak financim janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, të cilat nuk kanë marrë asnjë kredi të re në janar, si dhe administrimi publik, me vlera minimale. Shifra të ulëta regjistrohen edhe në informacion dhe komunikacion apo në disa kategori të shërbimeve.
Në krahasim me janarin e një viti më parë, struktura mbetet pothuajse e njëjtë, tregtia dhe ndërtimi dominojnë, ndërsa sektorët e tjerë mbeten më pak aktivë në huamarrje.
Për qytetarët, kjo do të thotë se bankat po financojnë kryesisht bizneset që lidhen me jetën e përditshme, dyqanet, supermarketet, ndërtimin e banesave, restorantet, duke treguar se ekonomia po mbështetet fort te konsumi dhe investimet në pasuri.
Si të rritet cilësia e ndërtimeve? Roshi: Instituti i Ndërtimit ka përgjegjësinë kryesore
Në rritje shqetësuese janë aksidentet në punë, ku sektori i ndërtimit po shënon numrin më të lartë të rasteve me fatalitet. Sipas të dhënave të Inspektoratit......
Trump konfirmon përfshirjen e SHBA-së në sulmin ndaj Iranit/ Iraku mbyll hapësirën ajrore ndërsa Izraeli sulmon Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump postoi një video tetë-minutëshe në platformën e tij të rrjeteve sociale, “Truth Social” duke konfirmuar se SHBA-ja ishte e......
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit, gjendje emergjence në Tel Aviv/ MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes
Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i......
Rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza, muze dhe një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë
Pamja e Sheshit “Nënë Tereza” do të ndryshojë përsëri. Në vendimin e saj të fundit qeveria ka ngarkuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e......
Lista e zezë e bixhozxhinjve, ja vendimi që u miratua së fundi nga qeveria
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka vendosur të krijohet një regjistër elektronik ku të përfshihen të gjithë personat, për të cilët është vendosur......
Treguesit e transportit, në Kosovë në 2025 u rrit numri i fluturimeve dhe udhëtarëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2025 është rritur numri i fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me vitin 2024. ASK njofton se......
SHBA i bën thirrje stafit të largohet nga Izraeli mes tensioneve me Iranin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u thanë disa prej stafit të ambasadës se mund të largoheshin nga Izraeli — dhe se ata që duan duhet ta bëjnë këtë shpejt —......
Paketa ligjore, matematikë politike me pagat e funksionarëve në Maqedoninë e Veriut
A do të ulen apo do të rriten pagat e funksionarëve është pyetja që u shtrua në publik pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të përshpejtuar,......


