Tregtia me pakicë bie me 1.9% - Rënia më e theksuar se vendet e Bashkimit Europian
Tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 1.9% në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ky zhvillim pasqyron një tendencë të përgjithshme të ngadalësimit të konsumit në Bashkimin Evropian dhe zonën e euros, ku vëllimi i shitjeve me pakicë ka regjistruar ulje të lehta.
Edhe pse inflacioni në vend ka treguar shenja stabilizimi gjatë muajve të fundit, çmimet e larta të ushqimeve dhe mallrave bazë vazhdojnë të ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve. Shqiptarët po shpenzojnë më shumë për produktet bazike, duke kufizuar ndjeshëm blerjet e tjera, veçanërisht për produktet joushqimore.
Sipas të dhënave nga EUROSTAT, tregtia me pakicë në vendet e Bashkimit Evropian ra mesatarisht me -0.2%, ndërsa në zonën e euros rënia ishte -0.3%. Këto shifra tregojnë se Shqipëria përjetoi një tkurrje më të theksuar të konsumit, duke reflektuar sfida të brendshme ekonomike më të thella.
Tre vendet që regjistruan rëniet më të mëdha në tregtinë me pakicë ishin, Sllovakia, Lituania dhe Qipro. Nga ana tjetër, disa vende të BE-së kanë regjistruar rritje të ndjeshme në tregtinë me pakicë, si Sllovenia, Hungaria dhe Holanda.
Sondazh

Si të përfitoni pagesa direkte në bujqësi? - Kriteret e reja/ Grupimet e fermerëve të favorizuar
Fermerët do të kenë mundësinë që së shpejti të aplikojnë për pagesa direkte nga skema e subvencioneve 2025. Vendimi i qeverisë përcakton kriteret e reja, ku......

OSHEE faturoi si dëm ekonomik 1.5% të energjisë së vjedhur - Penalizimi me “gjobë kilovatësh” për klientët e kapur në shkelje
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël vjedhjeve të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator......

Kur do të hapen fondet e IPARD? - Ministria e Bujqësisë pret që “drita jeshile” të jepet në 2026
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pret që “drita jeshile” për IPARD III të jepet në vitin 2026, duke u dhënë kështu mundësinë fermerëve të......

Çfarë pasojash do të ketë mbi udhëtarët sistemi i ri i hyrjes/daljes në BE?
Shtetasit e vendeve të treta së shpejti do të duhet të skanojnë shenjat e gishtërinjve dhe të bëjnë një fotografi të fytyrës së tyre kur të mbërrijnë në......

Bien interesat për overdraftet dhe kreditë konsumatore - Treguesit e BSH duke mesatarizuar aktivitetin e bankave e jobankave
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së......

Urdhri ekzekutiv i Trump zhgënjen entuziastët e kriptove – Bitcoin pëson muajin më të keq në 3 vjet!
Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të krijuar një Rezervë Strategjike të Bitcoin të enjten, sipas Carit të Shtëpisë së Bardhë......

Trump tërhiqet dhe shtyn tarifat e Kanadasë dhe Meksikës për një muaj!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shtyu tarifat 25% për importet e ndryshme nga fqinjët veriorë dhe jugorë, Kanadaja dhe Meksika për një muaj, si pasojë e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan ka rikuperuar disi këtë mëngjes pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me 91.2 lekë dhe duke u......