Tregti e lirë elektronike në rajon - Çfarë përfshin marrëveshja midis Shqipërisë dhe vendeve të CEFTA për shitjet online?
Harmonizimi i ligjeve të tregtisë elektronike në të gjithë rajonin dhe përafrimi i tyre me Bashkimin Evropian, me qëllim rritjen apo lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe shërbimeve në të gjithë rajonin është synimi kryesor i projektligjit të depozituar në Kuvend për ratifikimin e vendimit të vitit 2024, të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), “Për lehtësimin e tregtisë elektronike”.
Ky projektligj synon ndër të tjera rritjen e mbrojtjes së konsumatorit nga abuzimet që mund të ndodhin prej bizneseve që shesin produkte online.
Në rast mosmarrëveshje midis një biznesi që shet dhe qytetarit që merr shërbimin apo produktin, ata do të kenë mbështetje legjislative dhe mosmarrëveshja mund të zgjidhet në mënyra jashtëgjyqësore.
Sipas projektligjit, konsumatori, pavarësisht se ka hyrë në një marrëdhënie kontraktore në largësi, do të ketë një periudhë 14-ditore për t'u tërhequr nga një kontratë në distancë, pa dhënë arsye dhe pa shkaktuar ndonjë kosto tjetër. Pra, nëse dikush ka bërë një blerje online, ka të drejtë që brenda 14-ditëve ta ndërpresë porosinë ose ta kthejë produktin e marrë. Klienti mund të rimbursohet plotësisht brenda 14 ditëve nga tregtari, por produkti duhet të jetë në gjendje të mirë kur të kthehet.
Nëse produkti humbet ose dëmtohet gjatë transportimit të siguruar nga tregtari, përgjegjësinë do e mbajë ky i fundit, por nëse transportuesi është siguruar nga konsumatori për të transportuar mallrat dhe nuk ishte ofruar nga tregtari, atëherë përgjegjësinë do e mbajë qytetari.
Biznesi duhet të dorëzojë mallrat, duke transferuar zotërimin fizik ose kontrollin e mallrave te konsumatori pa vonesa, brenda 30 ditëve nga kryerja e porosisë, me përjashtim të rasteve ku palët kanë rënë dakord për një afat tjetër.
Nëse malli nuk dorëzohet brenda kësaj periudhe, nëse e lejojnë rrethanat, mund të shtyhet dorëzimi me një periudhë shtesë. Nëse përsëri malli nuk dorëzohet, konsumatori ka të drejtë të anulojë porosinë dhe tregtari i kompenson atij shumën e paguar.

BE dhe Britania, marrëveshje për Gjibraltarin - Palët bien dakord për të hequr barrierat fizike në kufi
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar arritën një marrëveshje politike për të siguruar qarkullimin e vazhdueshëm të njerëzve dhe mallrave midis Spanjës......

Rreth 1 në 4 persona paguhet gati dyfishin e 3 të tjerëve/ Struktura e pagave ka “përjetuar” transformime të dukshme në dy vite
Në vetëm dy vite, piramida e pagave në Shqipëri ka pësuar një transformim të dukshëm, sipas të dhënave të INSTAT. Grupi i të punësuarve me pagë minimale......

Energjia e erës në det, BERZH asiston Shqipërinë - Synohet diversifikimi i burimeve të prodhimit, sidomos në stinët e thata
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) miratoi të enjten një program, që synon të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të zhvilluar......

SHBA propozon zgjatjen e pauzës tarifore - Ndryshimi i afatit mund të vijë për vendet që negociojnë “me mirëbesim”
Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, sinjalizoi gatishmërinë e administratës Trump për të zgjatur pauzën aktuale 90-ditore të......

Arkiv qendror për dokumentacionin ushtarak - Vendimi i Qeverisë, do të ofrojë dokumente deri 115-vjeçarë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e Arkivit Qendror në veprim për dokumentacionin teknik të tipologjisë së veçantë të armatimit,......

Tregu valutor në ‘të kuqe’ – Dobësohen sërish monedhat kryesore përballë Lekut!
Monedha europiane ka pasur sërish një zbritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 97.6 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë në raport me një......

BEI trefishon mbështetjen për mbrojtjen - Banka do të financojë 3 miliardë euro për të garantuar sigurinë e BE-së
Banka Evropiane e Investimeve, ka trefishuar skemën për të ndihmuar në financimin e industrisë mbrojtëse të bllokut në 3 miliardë euro. Krahu huadhënës i......

Pajisje “Made in Albania” për Forcat e Armatosura - Qeveria miraton shoqërinë e përbashkët për prodhimin e mjeteve motorike
Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri tregtare private, për krijimin e një shoqërie......