Tre kompani në garë për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Finalistët, mes 16 pjesëmarrësve. Ofertat financiare pritet të përcaktojnë fituesin e kontratës

Gara për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit ka hyrë në fazën përfundimtare, teksa Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përzgjedhur tre kompanitë e huaja që do të dorëzojnë ofertat teknike dhe financiare për zbatimin e projektit.
Pas përfundimit të fazës së parakualifikimit, në listën e finalistëve të tenderit janë përfshirë 3 operatorë ekonomikë ndërkombëtarë, të cilët do të konkurrojnë me ofertat e tyre financiare për një nga investimet krysore në sektorin hekurudhor shqiptar.
Interesi për projektin ishte i lartë që në fazën e parë të procedurës, me 16 kompani dhe konsorciume nga Evropa dhe Azia që kishin shprehur interes për ndërtimin e linjës. Në mesin e tyre kishte kompani nga Turqia, Italia, Kina dhe India, si dhe bashkime të përkohshme operatorësh (joint venture), që synonin të plotësonin kriteret teknike dhe financiare të kërkuara.
Sipas procedurës së BERZH, vetëm kompanitë e përzgjedhura në listën e finalistëve mund të paraqesin ofertat teknike dhe financiare, të cilat do të shërbejnë për përzgjedhjen e fituesit të kontratës.
Projekti, me një vlerë totale të parashikuar prej 368 milionë eurosh, bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve dhe një grant i Bashkimit Evropian. Investimi parashikon rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 kilometra në orë. Ndërkohë që, objektivi mbetet përfundimi i plotë i linjës hekurudhore deri në vitin 2030.
“Ulni çmimet e karburanteve!” - Trump paralajmëron shitësit me pakicë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se shitësit me pakicë të karburanteve duhet t'i ulin menjëherë çmimet dhe paralajmëroi se do të ketë "probleme të......
BE dhe Kina, drejt marrëveshjes tregtare - Caktohet një afat deri në tetor për të adresuar një sërë çështjesh
Bashkimi Evropian dhe Kina caktuan një afat deri në tetor për të bërë përparim në mosmarrëveshjet tregtare, ndërsa tensionet rriten midis dy fuqive......
Energjia diellore po përballet me vështirësi - Spanja shqyrton ndihmën financiare për industrinë
Qeveria spanjolle po shqyrton nëse duhet t'i ofrojë mbështetje financiare industrisë vendase të energjisë diellore që po përballet me mbifurnizim dhe çmime......
“Evropa po bëhet më elastike ndaj goditjeve ekonomike” - Lagarde: Rregullore më të mira bankare dhe fiskale
Evropa po bëhet më pak e ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme falë një kuadri më të mirë financiar dhe progresit në tranzicionin e gjelbër, tha presidentja e......
Çfarë i shtyn punonjësit të japin dorëheqjen? - Arsyet kryesore sipas studimit të Randstad Research
Sondazhi global i Randstad mbi Markën e Punëdhënësit tregon se një paketë kompensimi e pakënaqshme mbetet arsyeja më e rëndësishme që punonjësit të largohen......
Ministri Nufi në Athinë: Më shumë bashkëpunim në siguri dhe menaxhim të emergjencave civile
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u mikprit përzemërsisht nga homologu i tij, Ministri......
Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit me 3,71% në 3M1 2026, mbi mesataren e rajonit dhe BE
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një konferencë për shtyp, ku prezantoi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe treguesit......
Ministrat Lamallari e Salla në Bllatë: Garanci për sigurinë ushqimore, goditje krimit ekonomik
Dibër- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitë në Pikën e Kalimit Kufitar të......



