Trashëgimia kulturore shton të ardhurat - Ministri Gonxhja: 108% më shumë se në vitin 2025

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) raporton rritje të aktivitetit gjatë 7-mujorit të vitit 2026. Të dhënat janë bërë publike nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili thekson shtimin e investimeve, projekteve dhe ndërhyrjeve në terren për mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Sipas ministrit Gonxhja, të ardhurat e akumuluara nga shërbimet e IKTK-së janë rritur me 137% krahasuar me vitin 2024, ndërsa në raport me 2025-ën rritja është 108%. Rritja lidhet me shtimin e numrit të shërbimeve të ofruara dhe të tarifueshme nga institucioni.
Edhe investimet në objekte dhe pasuri kulturore kanë shënuar rritje. Për 7-mujorin 2026, ato janë 67% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa krahasuar me 2025-ën rritja arrin në 400%.
Nga ana tjetër, në fokus kanë qenë edhe projektet e restaurimit, konservimit, sondazheve, vëzhgimeve dhe gërmimeve arkeologjike. Numri i këtyre projekteve është rritur me 182% krahasuar me 2024-ën dhe me 72% krahasuar me vitin 2025.
Ndërkohë monitorimet dhe inspektimet arkeologjike në terren janë rritur me 367% në raport me 2024-ën dhe me 195% krahasuar me 2025-ën.
Në 7 muaj janë evidentuar edhe 19 site të reja arkeologjike në zona të ndryshme të vendit, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Lushnjën, Fierin, Korçën, Ersekën, Pogradecin dhe Divjakën. Numri i siteve të reja paraqet një rritje prej 280% krahasuar me 2024-ën dhe 171% në raport me 2025-ën.
Ndërkohë, pas më shumë se 25 vitesh janë rikthyer gërmimet arkeologjike në Lushnjë, ku janë bërë zbulime të rëndësishme në zonat e Zgjanës dhe Murrizë-Peqin.
Sipas institucionit, rritja lidhet me shtimin e shërbimeve të ofruara dhe të tarifueshme, në përputhje me Udhëzimin e Përbashkët nr. 5, datë 27.08.2025. Gjatë vitit 2026 janë miratuar gjithashtu 7 akte nënligjore në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, 17% më shumë krahasuar me vitin 2025.
IKTK e vlerëson 7-mujorin e 2026-ës si një periudhë me më shumë eficiencë, rezultate dhe angazhim në mbrojtjen e pasurive kulturore të vendit.
Humbjet në rrjetin elektrik nuk ndryshuan - Prill-qershor / Rritje në sistemin e transmetimit, ulje në shpërndarje
Rreth 320 gWh energji elektrike humbën në rrjet gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, një sasi thuajse e pandryshuar në raport me të njëjtën periudhë të......
Irani po rivizaton hartën globale të tregtisë - Vendet e Gjirit, miliarda USD investime në portet e Detit të Kuq
Rivizatimi i hartës globale të tregtisë nga lufta e Iranit po i detyron vendet e Gjirit të ripërshtasin strategjinë e tyre të investimeve, duke investuar......
Gjashtë muaj nga lufta në Iran - Konflikti që do zgjaste pak javë, nuk ka një fund në horizont
E premtja shënoi gjashtë muaj që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën operacionet luftarake në Iran, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj duke sulmuar......
Kompensimi për pagën minimale - Bizneset, afat për aplikimin deri më 31 tetor
Bizneset që janë prekur nga rritja e pagës minimale në Shqipëri kanë ende mundësi të aplikojnë për kompensim financiar nga shteti për një pjesë të kostos së......
Industria, presion ndaj Merz për Kinën - Kërkon konkurrencë të drejtë me rivalët kinezë
Industria gjermane po rrit presionin mbi kancelarin Friedrich Merz, që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Pekinit. Kompanitë kërkojnë veprime më të forta......
Rregulla të reja për kujdesin social - Bashkitë marrin përgjegjësi për rastet emergjente
Më shumë shërbime në shtëpi dhe më pak varësi nga qendrat rezidenciale. Këto janë disa nga ndryshimet e parashikuara në projektligjin e ri për kujdesin......
Trafiku ajror, Albcontrol: Patëm problem teknik, 90% e sistemeve u rikthyen në punë
Në orët e pasdites së sotme si pasojë e një defekti Teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror shqiptar. Sipas njoftimit të Albcontrol, gjendja është kthyer......
Trafik rekord në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Rama: Më 17 gusht, u përpunuan 60,291 pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përgjatë muajit gusht ka përjetur pikun e trafikut që ka njohur ndonjëherë në histori. Shifrat i ka sjellë në vëmendjen e......

