Trashëgimia kulturore, mbi 219 mijë vizitorë në 4 muaj - Kalaja e Gjirokastrës kryeson numrin e turistëve vendas e të huaj

Interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare po vijon të shënojë rritje të ndjeshme gjatë vitit 2026. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bën të shifrat përgjatë periudhës Janar-Prill 2026, ku plot 219.423 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet e trashëgimisë kulturore në vend.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, numri i vizitorëve është rritur me 114%, ndërsa të ardhurat nga këto site kanë shënuar një rritje me 142%. Këto shifra tregojnë një interes në rritje për historinë, kulturën dhe pasuritë arkeologjike të Shqipërisë, si nga turistët e huaj ashtu edhe nga vizitorët vendas.
Interesi në rritje për monumentet historike, muzetë dhe parqet arkeologjike dëshmon se Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët që kërkojnë të njohin kulturën, historinë dhe traditat e vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministri Gonxhja, ndër sitet më të frekuentuara kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 34.186 vizitorë. Pas saj renditet Parku Arkeologjik Shkodër me 33.273 vizitorë, ndërsa Parku Kombëtar Butrint ka tërhequr 32.286 vizitorë gjatë katër muajve të parë të vitit.
Në listën e pesë siteve më të vizituara përfshihet edhe Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë me 31.480 vizitorë, si dhe Parku Arkeologjik Apoloni me 20.336 vizitorë.
Kjo rritje është një tregues pozitiv për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri dhe për promovimin e vlerave historike e kulturore të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Rritja e biletave të avionit, e pashmangshme” - Shefi i IATA: Nuk mund të përballohen kostot e rritura të karburantit
Zyrtarët më të lartë të industrisë ajrore po paralajmërojnë se pasagjerët do të vazhdojnë të paguajnë më shumë për fluturimet për disa muaj, pasi kostot e......
“Paqja Fiskale”, qeveria miraton procedurat - Bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë aplikim në e-Filing
Bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit do të mund të aplikojnë për marrëveshjen e paqes fiskale përmes sistemit elektronik e-Filing. Sipas udhëzimit të......
Ibrahimaj në interpelancë në Kuvend: Qeveria ka frenuar ndikimin e krizës së karburanteve në ekonomi
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një interpelancë në Kuvend mbi rritjen e çmimeve të karburanteve dhe masat e ndërmarra......
“Shqipëria më e fortë ekonomikisht dhe më pranë BE-së”/Malaj: Raportet e DASH dhe KE konfirmojnë progresin
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në Kuvend se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve 2025 dhe Raport-Progresi i......
Energjia, linjë e dytë interkonjeksioni me Greqinë - Ministri Karakaçi merr pjesë në Konferencën e Energjisë në Athinë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka marrë pjesë në Konferencën e Energjisë, të organizuar nga prestigjozja Financial Times, në......
14 mijë matësa inteligjentë të rinj - OSSH hap tenderin me fond 432 mln lekë, përfshihet Tirana dhe Durrësi
Me një fond limit prej 432.3 mln lekësh, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për instalimin e sistemit të matjes inteligjente te......
363 mijë transferta në euro me SEPA në 6 muaj - Zaçaj: Janë tejkaluar bindshëm projektimet fillestare të sektorit. Reduktim 23-fish i kostove
Vetëm në gjashtë muaj, janë kryer 363 mijë transferta hyrëse dhe dalëse përmes Sistemit Unik të Pagesave në Euro, SEPA. Kështu ka deklaruar......
ODIHR kërkon transparencë për financimin e partive - Opinion urgjent për projektligjin: Rregulla më të qarta për donatorët
ODIHR ka publikuar një opinion urgjent të ndërmjetëm për projektligjin shqiptar mbi financimin e partive politike, ku vlerëson si pozitiv synimin për të......


