“Tranzicioni energjetik, s’arrihet pa punonjës të kualifikuar” - Aftësitë, plan veprimi për arsimim dhe trajnim në energji të rinovueshme
“Tranzicioni i gjelbër nuk mund të ketë sukses pa punonjës të kualifikuar dhe sisteme arsimore moderne”. Deklarata vjen nga Iniciativa për Reformën e Arsimit të Evropës Juglindore, duke sjellë në vëmendje se në Ballkanin Perëndimor intensiteti i karbonit është mbi pesë herë më i lartë se në BE dhe se shumica e familjeve ende mbështeten te qymyri, nafta apo edhe drutë për ngrohje. Sipas ERI SEE, “kjo varësi jo vetëm e bën rajonin ndër vendet me intesitet të lartë të karbonit në Evropë, por rrit edhe cenueshmërinë ndaj varfërisë energjetike, rreziqeve shëndetësore dhe paqëndrueshmërisë ekonomike”.
Për të trajtuar këto probleme, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, përcaktoi nevojën për ulje të emetimeve të CO₂, reduktim të varësisë nga lëndët djegëse fosile dhe kalim drejt energjisë së rinovueshme, por sipas ERI SEE, kusht janë punonjësit e kualifkuar. Ndaj, në kuadër të projektit “Shërbimet e Energjisë së Rinovueshme në Arsim dhe Trajnim”, i mbështetur nga GIZ është hartuar Plani i Rajonal i Veprimit “Mbështetja e Arsimit dhe Trajnimit për Sektorin e Energjisë së Rinovueshme”, që përfshin edhe Shqipërinë. Ky dokument strategjik u jep ministrive, agjencive dhe institucioneve të tjera një rrugë veprimi për të përafruar aktivitetet e tyre me nevojat e tregut të punës në sektorin e energjisë së rinovueshme, duke siguruar mbështetje efektive për tranzicionin energjetik.
Gjithashtu, duke punuar në gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vendin tonë, për herë të parë janë zhvilluar burime rajonale për dy fusha thelbësore për sektorin e energjisë së rinovueshme, që janë instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve diellore fotovoltaike dhe instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve elektrike në parqet eolike. Këta udhëzues praktikë, janë tashmë në dispozicion të shkollave profesionale dhe mund të shërbejnë për formimin e profesionistëve në këto fusha. Ndërkaq, teksa një sërë aktivitetesh janë zhvilluar me shkollat dhe institucionet, Iniciativa për Reformën e Arsimit të Evropës Juglindore, thekson nevojën që vendet të qëndrojnë të lidhur në nivel rajonal, ndërsa inkurajon partneritete më të forta mes shkollave, bizneseve dhe qeverive. Gjithashtu, kërkohet që financimet të vazhdojnë të mbështesin arsimin e gjelbër dhe një tranzicion gjithëpërfshirës, në mënyrë që askush të mos mbetet pas.

Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone
Tendencat në botën digjitale ndryshojnë me një shpejtësi të madhe, duke reflektuar risitë më të fundit të teknologjisë, zhvillimet e tregut global dhe......

Kroacia, 44 mln euro për tranzicionin e gjelbër - Fondet, pjesë e një pakete 111 milionë euro që përfshin sistemin gjyqësor
Në kuadër të Granteve të Zonës Ekonomike Evropiane, Kroacia do të përfitojë 21.6 milionë euro nga Programi për Tranzicionin e Gjelbër dhe 22 milionë euro nga......

Disbursohen fondet për mbi 23 mijë fermerë - Shpërndahen 11 milionë euro. Nga nafta, tek blegtoria e bletaria
Rreth 23,396 fermerë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin financim, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në......

Vizioni i qeverisë për administratën publike - Shtet i “zgjuar”, pa burokraci dhe me inteligjencë artificiale
Reformimi i administratës publike është një ndër kushtet kryesore të qeverisë shqiptare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përfshirë......

Arkëtohen 43.8 mln lekë tarifa financiare nga prokurimet - Në 8 muaj, 730 ankesa në KPP. Pushteti vendor ankohet më shumë
Plot, 43.8 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë arkëtuar në buxhetin e shtetit për periudhën......

Greqia kufizon zonat për qiratë afatshkurtra - Disa qytete do të ndalojnë regjistrimet e reja në platformat “online”
Tregu i qiradhënieve afatshkurtra në Greqi po hyn në një epokë të re, pasi ligji i ri që vendos kushte dhe rregulla të rrepta brenda sektorit hyn në fuqi më......

Shqipëri vs Kosovë, sa ishin investimet dypalëshe? Në gjysmën e parë të vitit, dy vendet investuan rreth 102 mln euro në tregjet e njëra-tjetrës
Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy......

Mundësi të reja për bizneset e vogla - Infrastrukturë moderne për tregtarët e Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rivitalizimin e tregjeve tradicionale dhe agroushqimore. Projekti synon rivitalizimin e një hapësire të......