Shqipëria Postuar më 21 Prill 2026, 11:16

Transporti ndërqytetas drejt reformës - Strategjia 2030 synon linja të riorganizuara, stimuj fiskalë për rinovimin e autobusëve

Nga Ola Mitre

Transporti ndërqytetas drejt reformës - Strategjia 2030 synon linja

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Sektoriale të Transportit 2030, ku një nga ndërhyrjet më të rëndësishme lidhet me reformimin e transportit rrugor ndërqytetas të udhëtarëve, një sektor që aktualisht përballet me probleme strukturore dhe mungesë efikasiteti.

Sipas dokumentit, sistemi ekzistues karakterizohet nga fragmentim i lartë, linja të mbivendosura dhe modele shërbimi joefikase, ndërsa flota e autobusëve mbetet e vjetëruar dhe cilësia e shërbimit e pabarabartë. Në të njëjtën kohë, evidentohet prania e praktikave informale dhe mungesa e integrimit me mënyra të tjera transporti si hekurudha, portet apo aeroportet.

Këto dobësi, sipas strategjisë, ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e trafikut, emetimeve, uljen e sigurisë dhe kufizimin e aksesit në zonat rurale, duke e bërë sistemin më pak konkurrues dhe më pak të besueshëm për qytetarët.

Në këtë kuadër, dokumenti parashikon një reformë të thellë të rrjetit ndërqytetas, duke filluar nga ristrukturimi i linjave ekzistuese. Do të kryhet një vlerësim kombëtar i kërkesës për lëvizshmëri, ndërsa linjat e mbivendosura apo joefikase do të eliminohen, duke u zëvendësuar me një rrjet më të organizuar dhe të bazuar në nevojat reale të qytetarëve.

Një tjetër element kyç i reformës është vendosja e kontratave të shërbimit publik dhe procedurave konkurruese për operatorët, me synim rritjen e transparencës dhe cilësisë së shërbimit.

Strategjia synon gjithashtu modernizimin e flotës së autobusëve, duke nxitur përdorimin e mjeteve me emetime të ulëta apo zero, përmes stimujve financiarë dhe politikave mbështetëse.

Sipas dokumentit, reforma synon krijimin e një rrjeti transporti publik ndërqytetas modern, të besueshëm dhe të përballueshëm, që garanton akses të barabartë për qytetarët dhe përputhet me standardet e Bashkimit Evropian.

Shqipëria 21 Prill Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.5 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat