Transporti me tren, shifra modeste - Ecuria e projekteve që synojnë përmirësimin e transportit të mallrave dhe pasagjerëve
Mungesa e infrastukturës hekurudhore e ka çuar këtë transport drejt rënies së vazhdueshme, teksa shifrat e pasagjerëve janë tejet të ulta, në raport me transportin rrugor, detar dhe atë ajror. Aktualisht janë disa projekte ku kanë nisur punimet apo janë hedhur hapa drejt projektimit apo financimit të tyre, por deri në përfundim të tyre gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend mbetet vetëm 253 km.
Kështu, në 4 linjat e shfrytëzueshme Kufi- Gjorm, Durrës–Elbasan, Rogozhinë-Fier dhe Fier-Vlorë, gjatë periudhës janar - mars të këtij viti u transportuan 138,5 mijë ton mallra apo 9.2 % më shumë në krahasim me tremujorin e parë 2024. Ndërkohë që, numri i pasagjerëve për këtë periudhë u regjistrua në 577 pasagjerë, duke shënuar rritje me 24.3 %, krahasuar me 3-mujorin e parë 2024.
Përmirësimi i i kësaj situate pritet të vijë pas vënies në funksion të linjës së re hekurudhore Tiranë –Durrës dhe degëzimit të ri drejt Rinasit, punimet e së cilës pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm. Paralelisht, është siguruar financimi për rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit, teksa punimet parashikohet të përfundojnë në vitin 2030. Një tjetër projekt, për të cilin është siguruar financimi është rehabilitimi i linjës Durrës – Rrogozhinë. Po ashtu, edhe Rrogozhinë – Vlorë, projektimi i vijës së re hekurudhore që do të lidhë aeroportin e Vlorës me Vlorës apo lidhja hekurudhore Durrës – Prishtinë, që gjithsesi janë fazë projektimi.
Sondazh

Transporti ‘merr kthesën’ në kreditim/ Në një vit huaja e re për sektorin u shtua 14-të herë më shumë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Mars të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë......

Analiza/ Pensionet, nga problematikat tek skenarët për reformimin e saj
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga hedhja në publik e idesë për reformimin e skemës së pensioneve, nuk ka ende një paketë konkrete propozimesh mbi......

Apple tejkalon pritshmëritë e shitjeve - Por, sfidat tarifore dhe konkurrenca në Kinë shqetësojnë kompaninë
Apple raportoi rezultate që tejkaluan me një diferencë të vogël pritshmëritë e Wall Street, ndërsa konsumatorët u furnizuan me iPhone, mes frikës së taksave......

Llogaritja Kuantike dhe AI janë e ardhmja - Nëse bashkohen do të revolucionarizojnë mënyrën si funksionon bota
Llogaritja kuantike dhe inteligjenca artificiale (AI) janë dy nga teknologjitë më transformuese të kohës që po jetojmë sot. Të ndara, secila ofron përparime......

Gjykata anulon “pasaportat e arta” të Maltës - “Nuk mund të fitohet shtetësia me një transaksion të thjeshtë tregtar”
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur që skema e Maltës për të dhënë “pasaportat e arta” shkel ligjin e BE-së, në një vendim historik që synon ta......

14 incidente kibernetike në 3 muaj - AKSK: Sulmet për kompromentim të aplikacioneve, më të shpeshtat
Në 3 muajt e parë të këtij viti, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka identifikuar dhe menaxhuar gjithsej 14 incidente kibernetike, duke ndërmarrë......

Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione - Paratë u përdorën për likujdimin e faturave të energjisë dhe klientët në nevojë
Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione nga buxheti i shtetit vitin që shkoi, duke shënuar rritje me 39 mln lekë në raport me një vit më parë. Sipas të......

“Presim rritje të çmimeve në vijim” - BSH: Konsumatorët, “pesimistë” për situatën ekonomike. Besimi në shërbime, me rritje
Pas një përmirësimi në muajt shkurt dhe mars, besimi në ekonomi i është rikthyer sërish rënies që përjetoi edhe në fillim të vitit. Sipas raportit të......