Shqipëria Postuar më 27 Prill 2026, 11:55

Transporti me legjislacion të ri - 45% e ligjeve kërkojnë përafrim të plotë me ligjet e BE deri në 2027

Nga Ola Mitre
Transporti me legjislacion të ri - 45% e ligjeve kërkojnë


Qeveria synon të përshpejtojë harmonizimin e legjislacionit në sektorin e transportit me atë të Bashkimit Evropian, sipas Strategjisë Sektoriale të Transportit 2030, e nxjerrë për konsultim publik.

Dokumenti parashikon që vendi ynë të arrijë përafrim të plotë ligjor me acquis të BE-së deri në vitin 2027 dhe zbatim të plotë të tij deri në vitin 2030, si një hap kyç në procesin e integrimit evropian dhe në funksion të krijimit të një sistemi transporti të sigurt, konkurrues dhe të ndërveprueshëm.

Megjithatë, strategjia pranon se aktualisht vendi është ende në një fazë të ndërmjetme, pasi rreth 45% e legjislacionit evropian në këtë sektor mbetet ende për t’u përafruar plotësisht, ndërsa vetëm një pjesë e kufizuar është zbatuar në mënyrë të plotë.
Në këtë kuadër, dokumenti parashikon një sërë masash për të përshpejtuar procesin, duke përfshirë hartimin e një plani të detajuar pune për vitet 2026–2027, forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe trajnimin e administratës për zbatimin e legjislacionit evropian.

Ndër prioritetet kryesore është përafrimi i rregullave për transportin rrugor, përfshirë hyrjen në treg, rregullat sociale për drejtuesit e mjeteve dhe zhvillimin e infrastrukturës për karburantet alternative. Po ashtu, parashikohet harmonizimi i plotë i kuadrit ligjor për transportin hekurudhor, detar dhe ajror, në përputhje me paketat dhe direktivat e BE-së.

Strategjia thekson se përafrimi ligjor nuk është i mjaftueshëm pa zbatim efektiv, ndaj një pjesë e rëndësishme e reformës lidhet me forcimin e autoriteteve rregullatore, përdorimin e sistemeve digjitale për monitorim dhe rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes.

 

Shqipëria 27 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat