Transporti i mallrave hyn në epokën digjitale - Shqipëria përafron legjislacionin me standardet e BE-së

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, një nismë që synon modernizimin e procedurave të transportit dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.
Duke prezantuar projektligjin, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, tha se nisma harmonizon kuadrin ligjor shqiptar me rregulloren evropiane për informacionin elektronik të transportit të mallrave (eFTI) dhe përbën një nga angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian.
Sipas Musabelliut, projektligji krijon bazën ligjore që dokumentacioni dhe informacioni i kërkuar nga autoritetet publike për transportin e mallrave të paraqitet dhe të shkëmbehet në formë elektronike, duke zëvendësuar gradualisht dokumentet tradicionale në letër.
Aktualisht, operatorët e transportit janë të detyruar të paraqesin dokumente të ndryshme fizike, si letërdorëzime, dokumente CMR, dokumentacion doganor, dokumente tranziti, certifikata dhe leje transporti. Me zbatimin e sistemit eFTI, këto dokumente do të ruhen dhe do të shkëmbehen në mënyrë digjitale përmes platformave të certifikuara, ndërsa autoritetet inspektuese do të jenë të detyruara t’i pranojnë ato në format elektronik.
Projektligji synon gjithashtu krijimin e një sistemi të standardizuar dhe të ndërveprueshëm të shkëmbimit të të dhënave, duke garantuar që informacioni elektronik të përdoret dhe verifikohet në mënyrë të njëjtë nga të gjitha institucionet përgjegjëse, veçanërisht në transportin ndërkombëtar.
Sipas zëvendësministrit, ndryshimet e propozuara do të sjellin ulje të kostove administrative për bizneset, përshpejtim të procedurave të kontrollit, përmirësim të komunikimit mes operatorëve ekonomikë dhe institucioneve publike, si dhe rritje të transparencës dhe gjurmueshmërisë së informacionit.
Një tjetër element i rëndësishëm i projektligjit është garantimi i sigurisë së të dhënave, përmes standardeve të përcaktuara për integritetin, autenticitetin dhe mbrojtjen e informacionit të transportit.
Musabelliu theksoi se kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit të transportit dhe logjistikës në Shqipëri, duke krijuar kushtet për përdorimin e gjerë të dokumenteve digjitale, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e mëtejshëm të vendit drejt standardeve të Bashkimit Evropian.
Eurorajoni Adriatiko-Jonian, 20 vite urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit - Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për stabilitetin e zhvillimin evropian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë......
Facebook “pushton” internetin shqiptar/ Platforma sjell mbi 96% të trafikut nga rrjetet sociale drejt faqeve të internetit
Rrjetet sociale vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si shqiptarët marrin informacion dhe drejtohen drejt faqeve të internetit. Të dhënat......
Raporti i BSH: Më shumë fokus tek prodhimi vendas - “Mjedisi ekonomik e financiar i jashtëm kompleks dhe sfidues”
Rritja e vëmendjes për zgjerimin e prodhimit vendas si kujdesi për burimet njerëzore janë dy sfidat afatgjata për ekonominë e Shqipërisë. Këtë përfundim......
Cilësia e furnizimit me energji - Më pak ndërprerje, ERE miraton standardet e reja deri në vitin 2028
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton kriteret standarde të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së rrjetit të......
“Kujdesi shëndetësor në banesë, pa financim të dedikuar” - Ekspertët: Financimi i shërbimit është i përballueshëm, mungon prioritizimi
Mijëra pacientë me sëmundje kronike, të moshuar dhe persona me pamundësi lëvizjeje varen çdo ditë nga Kujdesi Shëndetësor në Banesë. Megjithatë, sipas......
Puna jashtë vendit sjell 192 milionë euro për Shqipërinë/ Bashkë me remitancat financuan ekonominë me 466 milionë euro në fillimvit
Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e qytetarëve jashtë vendit vijuan rritjen me ritme të shpejta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit......
Gratë mbeten me më pak hapësirë në tregun e punës/ Diferenca gjinore mbetet e dukshme pavarësisht stabilitetit të punësimit
Tregu i punës në Shqipëri vijon të tregojë lëvizje pozitive në fillim të vitit 2026, megjithatë diferencat mes grave dhe burrave mbeten ende të dukshme.......
Banka e Zhvillimit, pika e mbështetjes së Strategjisë Industriale - Financimi i industrisë mbetet sfida më e madhe për zhvillimin sektorial
Bizneset prodhuese shqiptare vijojnë të përballen me vështirësi në aksesin në financim. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 evidenton se sistemi bankar......



