Transporti i mallrave, drejt dokumentacionit elektronik - Drafti: “Letra” do të zëvendësohen me informacionin digjital deri në vitin 2029

Kwshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, i cili synon të digjitalizojë dokumentacionin shoqërues të transportit dhe të reduktojë kostot administrative për bizneset dhe operatorët e transportit. Projektligji krijon kuadrin ligjor për komunikimin elektronik të informacionit rregullator ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve shtetërore, duke përafruar plotësisht legjislacionin shqiptar me rregulloren evropiane eFTI (electronic Freight Transport Information).
Sipas draftit, operatorët ekonomikë do të kenë mundësi që dokumentet e kërkuara për transportin e mallrave t’i paraqesin në formë elektronike përmes platformave të certifikuara eFTI, ndërsa autoritetet shtetërore do të detyrohen t’i pranojnë këto dokumente jo më vonë se 1 korriku 2029. Deri atëherë, përdorimi i formatit elektronik do të jetë në baza vullnetare dhe nuk do të përjashtojë përdorimin e dokumentacionit në letër.
Projektligji parashikon që sistemi të mbulojë të gjitha mënyrat e transportit të mallrave, përfshirë transportin rrugor, hekurudhor dhe ajror, si dhe transportin e mbetjeve dhe mallrave të rrezikshme. Informacioni do të shkëmbehet përmes platformave elektronike të certifikuara, të cilat duhet të garantojnë sigurinë, ndërveprueshmërinë dhe mbrojtjen e të dhënave.
Projektligji përcakton gjithashtu rregullat për certifikimin e platformave dhe ofruesve të shërbimeve eFTI, si dhe detyrimet e institucioneve publike për të siguruar akses dhe përpunim të sigurt të informacionit.
Tregu i punës lë pas të rinjtë/ Punësimi i tyre ka rënë në 42.8%, ndërsa papunësia është rritur në 16.9%
Punësimi i të rinjve vijon të mbetet një nga sfidat më të mëdha të tregut të punës në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i......
Dollari amerikan humbet pikë – Forcohen Franga dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës pasi e nisi këtë javë pozitivisht duke fituar pikë në mënyrë konstante deri më sot teksa është blerë këtë......
400 milionë euro investime të huaja në fillim të vitit/ Flukset u rritën me 11.8% në tremujorin e parë, prekin rekord historik
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vijuan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për......
Janar- maj, mbi 38 mijë mjete ‘ngelin’ në kontroll teknik - DPSHTRR: Janë çregjistruar 4.109 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar–maj 2026,......
Rekordet turistike të Kosovës - Mbi 1.6 milion net-qëndrime, mbi 762 mijë vizitorë
Sektori i turizmit në Kosovë ka njohur një trend rritës gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit,......
Çmimet rriten, Trump: Më pëlqen inflacioni - Popullariteti i Presidentit në nivelin më të ulët të karrierës
Presidenti Donald Trump, pas publikimit të të dhënave të inflacionit që tregonin rritje mbi 4% , u tha gazetarëve se e "pëlqente" inflacionin, duke shtuar se......
Bitcoin: Si fluturuan 1 trilion dollarë në 8 muaj? - Kriptomonedhat në plan të dytë, investitorët me sy nga AI
Bitcoin ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nga rekordi prej 126,000 dollarësh vjeshtën e kaluar në pak mbi 60,000 dollarë aktualisht. Zhvlerësimi......
Paradokset e punësimit, Evropa kundër vetes - Nevoja për punëtorë bie ndesh me politikat e migracionit
Evropa përballet me një paradoks: ekonomitë kanë nevojë për punëtorë ndërsa qeveritë shtrëngojnë rregullat e migracionit. Ky tension rritet ndërsa Pakti i......



