Shqipëria Postuar më 24 Janar 2025, 13:11

Transporti hekurudhor e detar, me sisteme inteligjente - Miratohet dokumenti/ Shërbim më i sigurt e më efikas për qytetarët dhe mallrat

Nga Ola Mitre

Transporti hekurudhor e detar, me sisteme inteligjente - Miratohet dokumenti/

Teksa një sërë projektesh në sektorin hekudhuror dhe atë portual janë në zhvillim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar “Dokumentin e Politikave për Zhvillimin e Sistemeve Inteligjente të Transportit”, duke i hapur rrugë zbatimit të tyre në këta sektorë. 

Sipas dokumentit, sistemet inteligjente të transportit mund të kontribuojnë ndjeshëm në një sistem transporti më të pastër, më të sigurt, më efikas dhe të qëndrueshëm duke aplikuar teknologji të ndryshme informacioni dhe komunikimi në të gjitha mënyrat e transportit të udhëtarëve dhe mallrave.

Ato synojnë të kontribuojnë me shumë drejt qasjes inteligjente duke përmirësuar infrastrukturën, menaxhimin e trafikut dhe flotës, duke lehtësuar një gjurmim më të mirë me sistem të ndjekjes së mallrave nëpër rrjetet e transportit dhe lidhje më të mira të biznesit dhe organeve të shërbimit publik.

Masat që parashikohet të ndërmerren për të arritur këto qëllime nisin që nga transpozimi dhe zbatimi i Direktivae Europiane, krijimi i institucioneve funksionale hekurudhore, konkurrenca në tregun hekurudhor, forcimi i kapaciteteve për transpozimin dhe zbatimin e acquis të BE-së, etj.

Po ashtu, parashakikohet sigurimi i kurseve të trajnimit për punonjësit, kryesisht për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve hekurudhore të ITS-së, futja e programeve inovative shkollore, në mënyrë që të përfshihen procedurat e reja dhe aspektet e reja teknike, etj.

Zbatimi I këtyre masave parashikohet të kryhet në 10 vitet e ardhshme.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat