Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2025, 20:05

Transporti detar nga Durrësi, në 7 muaj hynë dhe dolën 350 mijë udhëtarë

Nga SCAN TV

Transporti detar nga Durrësi, në 7 muaj hynë dhe dolën 350

Porti i Durrësit shënon një rritje tjetër në shifrat e transportit të udhëtarëve. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të Autoritetit Portual të Durrësit “Rreth 350 mijë udhëtarë kanë zgjedhur rrugën detare mes Portit të Durrësit dhe porteve italiane gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”.

Në detajimin e shifrave flitet që në hyrje të vendit thuhet se “janë regjistruar 195,310 pasagjerë, ndërsa 157,229 udhëtarë kanë zgjedhur tragetet e linjave Durrës-Itali për të udhëtuar jashtë vendit. Në një panoramë më të gjerë, duke marrë në konsideratë periudhën korrik 2024 – korrik 2025, trafiku i pasagjerëve ka shënuar një rritje kumulative prej 6%, duke konfirmuar rolin e rëndësishëm të Portit të Durrësit si një pikë e rëndësishme hyrëse për turistët dhe vizitorët që zgjedhin Shqipërinë”. 

Porti i Durrësit është porta kryesore hyrëse e vendit për mallra dhe njerëz. Aty përpunohet rreth 90 për qind e volumit tregtar të vendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat