Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2025, 10:09

“Transport hekurudhor i ringjallur” Programi 2025 -2029 / Investimet për “shinat” gjatë 4-vjeçarit

Nga Ola Mitre

  “Transport hekurudhor i ringjallur” Programi 2025 -2029 /

Programi qeverisës 2025- 2029 e konsideron si objektiv strategjik “modernizimin e plotë të infrastrukturës hekurudhore”. Së bashku me rrugët, portet dhe aeroportet, sipas dokumentit, investimet e parashikuara do e shndërrojnë Shqipërinë “në nyje kyçe të Ballkanit Perëndimor dhe pjesë të pandashme të rrjeteve transeuropiane të transportit dhe energjisë (TEN-T dhe TEN-E), si hap vendimtar drejt integrimit europian”. Nën titullin “transport hekurudhor i ringjallur”, në dokument renditen projektet hekurudhore, ku do të investohet.

Projektet, sipas programit qeverisës 2025 -2029

Operacionalizojmë linjën Tiranë–Durrës–Rinas me flotë të re EMU.

Ndërtojmë segmentin Tiranë Qendër–PTT dhe linjën Sukth–Porto Romano.

Garantojmë ndërlidhjen rajonale me projektet Vorë–Hani i Hotit, Durrës– Rrogozhinë dhe Rrogozhinë–Pogradec, me investime mbi 800 milionë euro.

Ndërtojmë linjën Vlorë–VIA dhe vendosim në operim një flotë moderne me standarde europiane.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat