Transparencë zgjedhore me teknologji të avancuar - Hapet tenderi 35.5 milionë lekë për sistemin e ri të KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur hapjen e tenderit, për krijimin e një sistemi për indeksimin dhe kërkimin e pamjeve filmike, si dhe shtimi i kapaciteteve për ruajtjen e pamjeve filmike. Fondi limit i përllogaritur është 35 milionë e 550 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ngritja e një sistemi të arkivimit për ruajtjen dhe menaxhimin e regjistrimeve mediatike zgjedhore kanë një vlerë të jashtëzakonshme për transparencën dhe monitorimin e zgjedhjeve.
Aktualisht, arkivimi dhe kërkimi i pamjeve është i fragmentuar dhe jo efikas, duke e bërë të vështirë qasjen dhe analizimin e tyre në kohë reale.
Referuar dokumentit, modernizimi i sistemit të menaxhimit dhe arkivimit të pamjeve filmike të proceseve zgjedhore ka për synim sigurimin e një indeksimi efikas, ruajtjeje të sigurtë dhe një akses të shpejtë, në mënyrë që të forcohet transparenca dhe besueshmëria në procedurat zgjedhore. Andaj do të krijohet një infrastrukturë, ku të përdoren teknologjitë më të avancuara për ruajtjen dhe menaxhimin e regjistrimeve mediatike zgjedhore.
Më tej theksohet se, kërkohet te rriten kapacitetet e KQZ-së për të realizuar këtë detyrim, për rregullat procedurale për përdorimin e kamerave regjistruese e monitorëve në vendet e numërimit të votave dhe transmetimin në kohë reale nga vendet e numërimit të votave në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Komisionit Rregullator, për ruajtjen e të dhënave filmike për një afat kohor jo më pak se 10 vjet.
Gjithashtu, krijimi dhe mbajtja e një sistemi të avancuar që lehtëson menaxhimin dhe aksesimin e regjistrimeve video te kryera gjatë ditëve zgjedhore, duke siguruar një administrim më të organizuar dhe efikas.

Taksa e pronës, bashkitë “vjelin” 14 milionë euro - 385 mijë ndërtesa në të gjithë vendin paguajnë me vlerën e tregut
Bashkitë po vjelin më shumë të ardhura nga taksa e pasurive të paluajtshme që disponojnë qytetarët shqiptarë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave,......

291,6 mln euro remitanca në tre muaj - Rriten dërgesat e emigrantëve në Kosovë
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë arritur 291,65 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e......

Dobësohen ndjeshëm Euro dhe Paundi – Rikuperon Dollari amerikan!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi pikë këtë mëngjes pas një rënieje të vazhdueshme që ka pësuar prej disa kohësh tashmë teksa është blerë sot me 86 lekë......

Grekët nuk “njohin” ditë pushimi - 1/3 e punonjësve punojnë shtatë ditë në javë
Grekët janë kampionët e punës gjatë fundjavave në Evropë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se një në tre punonjës grekë (32.3%) punon shtatë ditë në javë, ose......

Energjia e rinovueshme, cilat vende kryesojnë renditjen? - Kina, lider dominues i sektorit. Gjermania udhëheq Evropën
Pas ndërprerjes së energjisë elektrike të 28 prillit në Spanjë dhe Portugali, për të cilën disa kritikë fajësuan energjinë e pastër, veçanërisht të......

Emigrantët, sa kursejnë me transfertat SEPA? - Tafa: Në shumë raste, kostoja do të jetë thuajse zero
Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që aplikoi për t'u bërë pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe vendi i parë që u anëtarësua bashkë me......

SHBA, Temu ndalon dërgesat nga Kina - Eleminimi i rregullit “de minimis” ndryshon strategjinë e platformës
Shitësi kinez me çmime të ulëta Temu ndryshoi modelin e tij të biznesit në SHBA, ndërsa rregullat e reja të administratës Trump për dërgesat me vlerë të ulët......

“Shqipëria ka lënë pas rajonin” - Rama: Jemi vendi me rritjen më të lartë të PBB-së në Ballkan
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e qytetit të Korçës, ka ndarë disa nga arritjet kryesore të......